By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla dhe Braçe prezantojnë projektligjin: Zbritje deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet në sport dhe kulturë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla dhe Braçe prezantojnë projektligjin: Zbritje deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet në sport dhe kulturë
Shqipëri

Balla dhe Braçe prezantojnë projektligjin: Zbritje deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet në sport dhe kulturë

admin
Last updated: 28/11/2026 12:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti i PS-së Erion Braçe prezantuan sot në komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet projektligjin “Për Donacionet dhe Sponsorizimet”, një nismë që synon të krijojë mekanizma të rinj stimulues për përfshirjen e biznesit në financimin e sportit, artit dhe kulturës.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se sporti shqiptar ka nevojë për burime të qëndrueshme financimi dhe se mbështetja nuk mund të mbështetet vetëm te fondet e buxhetit të shtetit. Sipas tij, projektligji synon të krijojë një partneritet më të fortë mes shtetit, biznesit dhe shoqërisë, duke e kthyer potencialin e sektorit privat në investime konkrete.

Një nga propozimet kryesore të nismës është që shuma e sponsorizuar për veprimtari në fushën e sportit, artit dhe kulturës të zbritet drejtpërdrejt nga detyrimi për tatimin mbi fitimin, deri në masën 30% të tatimit mbi fitimin të vitit paraardhës fiskal.

Balla solli si shembull investimet në stadiumet “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe stadiumin e Kukësit, duke nënvizuar se partneriteti publik-privat ka ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe në organizimin e eventeve të rëndësishme ndërkombëtare në Shqipëri. Ai përmendi finalen e UEFA Conference League në vitin 2022 dhe organizimin e Kampionatit Europian U21 në verën e vitit të ardhshëm.

Duke u ndalur te nevojat e klubeve dhe federatave sportive, Balla theksoi se financimi duhet të mbulojë jo vetëm ekipet e para, por edhe akademitë dhe ekipet e moshave, nga fëmijët 6-vjeçarë deri te grupmoshat U21. Ai veçoi gjithashtu zhvillimin e futbollit të vajzave dhe nevojën për investime në trajnerë dhe infrastrukturë.

“Sportin nuk duhet ta konsiderojmë thjesht si një aktivitet privat, por si një aktivitet publik”, u shpreh Balla, duke argumentuar se aktivitetet sportive janë pjesë e rëndësishme e jetës së komuniteteve në të gjithë vendin.

Ai theksoi se sponsorizimi nuk duhet parë si një akt bujarie, por si pjesë e një modeli të qëndrueshëm bashkëpunimi. Sipas Ballës, sporti është gjithashtu një instrument i rëndësishëm për përfshirjen e të rinjve në aktivitete të shëndetshme dhe për t’i mbajtur ata larg veseve dhe problematikave të moshës.

Në fjalën e tij, Balla përmendi edhe modelin hungarez të financimit të sportit, të njohur si skema TAO, si një prej modeleve ku është mbështetur hartimi i nismës.

Balla bëri të ditur se propozimi i deputetëve Taulant Balla dhe Erion Braçe ka gjetur përputhje në pjesën më të madhe të tij me variantin e qeverisë, ndërsa disa elemente, përfshirë kuotat dhe kufijtë financiarë të sponsorizimeve, do të diskutohen gjatë shqyrtimit në komision, me synimin për të paraqitur një variant të plotë në seancë plenare.

Projektligji synon të krijojë një mekanizëm të ri fiskal për të nxitur kontributin e biznesit në zhvillimin e sportit, artit dhe kulturës, duke zgjeruar burimet e financimit përtej mbështetjes publike.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kumbaro: Mbi 20 mijë mësues të trajnuar nga Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional
Next Article Hoxha: Nëntë vende vakante në MEPJ, mundësi për të përfaqësuar vendin denjësisht në diplomaci

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?