By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove
Kosovë

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për “keqpërdorimin” e 2.2 milionë eurove

admin
Last updated: 28/11/2026 13:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, raporton Ekonomia Online.

“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës, në lidhje me keqpërdorimin 2.2 milionë eurove mjete buxhetore, siç është konstatuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Veprimet e dyshuara që kanë rezultuar me keqpërdorim të 2.2 milionë eurove janë: keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë”, shkroi Murati në Facebook.

Sipsa tij, Ministria e Financave kishte nënshkruar marrëveshje financiare me BERZH-in për kredi në vlerë 5 milionë euro, dhe këto mjete i ishin vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës për investime në renovim dhe ngrohje të shkollave, çerdheve, dhe institucioneve tjera publike.

“Në vend se të kryenin investimet e parapara, zyrtarët përgjegjës nga Komuna e Prishtinës kanë keqpërdorur rreth 44% të mjeteve të vëna në dispozicion duke kryer pagesa për fatura që nuk kishin fare të bënin me projektin sipas marrëveshjes.  Shuma prej 2.2 milionë eurove është ekzekutuar nëpërmjet 21 transaksioneve në kohë të ndryshme, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë lëshim teknik apo gabim procedural, por me skemë keqpërdorimi të paramenduar”, shtoi,

Madje sipas Muratit, disa prej projekteve në emër të të cilave janë bërë pagesa, as që kanë ekzistuar në buxhet.

“Keqpërdorimi i 2.2 milionë eurove dhe fakti që kjo është bërë me paramendim në 21 transaksione të ndryshme, len të kuptohet që personat e përfshirë kanë qenë të bindur se janë të paprekshëm nga ligji. Ftoj prokurorinë që të veprojë shpejt e pa hezitim, sepse për çdo ditë që kalon, rritet rreziku që personat e dyshuar të vazhdojnë keqpërdorimet”, potencoi ai.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtyhet rishqyrtimi i Ligjit për Specialen, Kuvendi vazhdon me seancën e rregullt
Next Article VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?