By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhupa: Qeveria refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhupa: Qeveria refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura
Shqipëri

Zhupa: Qeveria refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura

admin
Last updated: 28/11/2026 13:02
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëherësh kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, tha sot se qeveria po refuzon shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura. Sipas saj qeveria po mbron planet e ndërtimit dhe interesat private në dëm të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.

Zhupa bëri të ditur se më 14 maj 2026 ka depozituar në Kuvend projektligjin për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, me argumentin se ndryshimet e miratuara kanë dobësuar mbrojtjen e zonave natyrore dhe kanë krijuar hapësira për zhvillime turistike e ndërtimore në territore ekologjikisht të ndjeshme.

Duke komentuar vendimin datës 12 nëntor të Këshillit të Ministrave, i cili shprehet kundër shfuqizimit të ligjit, deputetja e PD-së deklaroi se argumentet e qeverisë nuk qëndrojnë.

“Së pari, shfuqizimi do të krijonte mundësinë që të prisheshin planet e tyre ndërtimore të parashikuara tashmë në Zvërnec dhe kudo nëpër Shqipëri. Dhe këtë se pranon dot Edi Rama. Këshilli i Ministrave pretendon se shfuqizimi mund të cenojë sigurinë juridike të atyre që kanë marrë projekte ndërtimore, sepse ligji ka prodhuar akte nënligjore, vendime dhe procedura administrative”, u shpreh Zhupa duke theksuar se kjo nuk është arsye për të mos e shfuqizuar. Përkundrazi, është arsyeja kryesore pse kërkohet shfuqizimi.

Një tjetër argument i kundërshtuar prej saj lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 45, datë 31.07.2025, që rrëzoi kërkesën e një të pestës së deputetëve për shfuqizimin e ligjit. Zhupa theksoi se kontrolli i kushtetutshmërisë së një ligji nga Gjykata Kushtetuese është një çështje e ndryshme nga e drejta e Kuvendit për ta ndryshuar apo shfuqizuar atë.

Së treti, shtoi Zhupa “qeveria e redukton mbrojtjen e natyrës tek një procedurë VNM-je për çdo projekt. Ky është një nga problemet më serioze të argumentimit të qeverisë”.

“Ajo thotë se nuk ka ndalim absolut të aktiviteteve në zonat e mbrojtura dhe se çdo projekt duhet të vlerësohet individualisht përmes procedurave të ndikimit në mjedis. Por mbrojtja e një zone nuk mund të varet vetëm nga fakti nëse një projekt kalon apo jo një procedurë administrative. Mbrojtja fillon nga vetë statusi, kategoria, zonimi dhe kufizimet ligjore të territorit.

“Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis nuk është zëvendësues i një regjimi të fortë ligjor të mbrojtjes. Ai nuk mund të kompensojë heqjen e garancive që duhet të ekzistojnë përpara se të paraqitet një projekt investimi”, tha ajo.

Në fjalën e saj, deputetja e PD-së iu referua edhe rezolutës së Parlamentit Europian të 17 qershorit 2026 për Shqipërinë, duke theksuar se kërkohet shfuqizimi i ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.

Sipas saj qeveria nuk mund të flasë për integrim europian dhe njëkohësisht të refuzojë të zbatojë mesazhin politik të institucioneve europiane pikërisht për një çështje që lidhet me Kapitullin 27, Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nura kërkon mobilizim institucional për Gjykatën Speciale: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë më aktive
Next Article Lehtësi fiskale deri në 30% të tatimit mbi fitimin, Gonxhja: Projektligji i sponsorizimeve në sport e kulturë, partneritet mes shtetit dhe biznesit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?