By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lehtësi fiskale deri në 30% të tatimit mbi fitimin, Gonxhja: Projektligji i sponsorizimeve në sport e kulturë, partneritet mes shtetit dhe biznesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lehtësi fiskale deri në 30% të tatimit mbi fitimin, Gonxhja: Projektligji i sponsorizimeve në sport e kulturë, partneritet mes shtetit dhe biznesit
Shqipëri

Lehtësi fiskale deri në 30% të tatimit mbi fitimin, Gonxhja: Projektligji i sponsorizimeve në sport e kulturë, partneritet mes shtetit dhe biznesit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:03
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Bizneset që sponsorizojnë aktivitete në sport, kulturë dhe art do të mund të përfitojnë lehtësi fiskale deri në 30% të tatim-fitimit të paguar, sipas projektligjit “Për donacionet dhe sponsorizimet”, të shqyrtuar në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.

Zbritja do të ketë kufi maksimal prej 30 milionë lekësh në vit për çdo sponsor dhe një tavan kombëtar prej 2 miliardë lekësh. Gjithashtu, parashikohet mundësia që bizneset të mbështesin drejtpërdrejt sportistët dhe artistët që përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare.

Projektligji synon të nxisë financimin privat të veprimtarive me interes publik, duke vendosur njëkohësisht rregulla të reja për transparencën dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se mekanizmi i ri fiskal parashikohet të nisë zbatimin në vitin 2027, me efekt në përllogaritjet tatimore të vitit 2028. Lehtësia do të ketë një kufi maksimal prej 30 milionë lekësh në vit për çdo sponsor dhe një tavan kombëtar prej 2 miliardë lekësh.

“Me këtë projektligj bëjmë një kapërcim konceptual, kalojmë nga modeli i bamirësisë së izoluar drejt një partneriteti strategjik ndërmjet shtetit, biznesit dhe shoqërisë, ku krijohet vlerë e përbashkët ekonomike dhe sociale. Buxheti i shtetit mbetet një instrument themelor, por fondet publike dhe thirrjet vjetore nuk janë më burimi i vetëm për të mbuluar nevojat dhe ambiciet për zhvillim”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ministri theksoi se një tjetër risi e projektligjit është mundësia që bizneset të mbështesin drejtpërdrejt sportistët dhe artistët që përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Gonxhja shtoi se nisma synon të modernizojë kuadrin ligjor të vitit 1994, duke iu përgjigjur zhvillimit të turizmit, kulturës dhe sportit në vend.

“Projektligji e zgjeron ndjeshëm fushën e aktiviteteve me interes publik, duke prodhuar përfitime të drejtpërdrejta në ekonomi, shëndetësi, kohezion social dhe parandalimin e kriminalitetit”, u shpreh ministri Gonxhja në komision.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe ndikimit të eventeve kulturore dhe sportive në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale. Ministri përmendi përvojat e Giro d’Italia 2025 dhe koncertit të YE (Kanye West) në Tiranë, të cilat dëshmojnë potencialin që kanë aktivitetet ndërkombëtare për të tërhequr vizitorë të huaj, për të rritur konsumin dhe për të aktivizuar sektorë si hoteleria, gastronomia, transporti dhe shërbimet.

Vetëm për këtë vit parashikohen të zhvillohen 3000 evente turistike, sportive e kulturore, ose 21% më shumë se një vit më parë.

“Megjithëse buxheti i Shqipërisë për artin, kulturën dhe trashëgiminë në vitin 2026 parashikohet rreth 4,8 miliardë lekë, niveli i financimit për banor mbetet rreth 2.030 lekë. Ky tregues është dukshëm më i ulët se në vendet e tjera evropiane”, u shpreh ministri Gonxhja duke shtuar se objektivi për rritjen e kontributit të kulturës në ekonomi sipas standardeve të BE-së, nuk mund të arrihet vetëm me buxhetin e shtetit, por kërkon mobilizim masiv të kapitalit privat.

Kreu i MTKS-së ka theksuar dhe faktin se projektligji vendos një standard të rreptë transparence, gjurmueshmërie dhe kontrolli. Parashikohet të ketë gjurmueshmëri të plotë financiare si dhe të krijohet një regjistër i posaçëm elektronik, i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe i integruar me platformën e-Albania, ku do të pasqyrohet çdo kontratë dhe çdo transaksion. Parashikohen gjithashtu ndalimi i donacioneve anonime dhe kufizime të posaçme për sektorë të caktuar, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe shmangien e abuzimeve.

Projektligji nuk synon të zëvendësojë financimin publik, por ta plotësojë dhe shumëfishojë atë përmes një partneriteti më të strukturuar ndërmjet shtetit, biznesit dhe shoqërisë.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhupa: Qeveria refuzon shfuqizimin e ligjit që hap rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura
Next Article Kina, SHBA-ja dhe Rusia miratojnë deklaratë të përbashkët për paqen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?