By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030
Kosovë

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

admin
Last updated: 28/11/2026 13:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të, siç tha, papërgjegjësisë institucionale dhe mos përmbushjes së obligimeve,

Në seancën e Kuvendit, ajo tha se anulimi i takimit të paraparë të mbahej sot në Athinë, ku do të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër shqetësim për këtë projekt.

Lushaku-Sadriu theksoi se organizimi i Lojërave Mesdhetare do të ishte mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të Kosovës.

“Për një ngjarje që do ta sjellte Kosovën në qendër  të një rekreacioni sportiv e kulturor. Për projektin e Prishtinës 2030, lojërave mesdhetare që do ta kthenin Kosovën në një qendër sportive. Është koha për të folur, sepse për papërgjegjësitë institucionale të Kosovës, Kosova është duke rrezikuar që të mos organizojë këto lojëra. Imagjinojeni një projekt i fituar me të drejtë për ta kthyer Kosovën në një qendër ku mijëra sportistë, mijëra të rinj e të reja do ta kthenin Kosovën në një qendër turistike me shumë investime në salla sportive, në stadione të reja, në qendra sportive të cilat i mungojnë aq shumë Kosovës, po rrezikojnë sot. Pikërisht sot është dashur që të mbahet një takim në Athinë, ku do të definoheshin edhe përgjegjësitë përtej, dhe ai është anuluar. Prandaj, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngritur shqetësime për institucionet tona që nuk kanë përmbushur obligimet. Dhe këto obligime të papërmbushura kanë ndodhur për arsye të ndryshme, por është tërësisht e paarsyeshme për të ikur nga përgjegjësia dhe për ta lënë një mundësi të tillë të artë për Kosovën të papërmbushur”, tha ajo.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni Evropian goditet nga një sulm i madh kibernetik, ende nuk dihet nëse janë vjedhur të dhëna
Next Article Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?