By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çitaku: Javën e ardhshme do të nisim procedurat për projektligjin për mbështetjen e çlirimtarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Çitaku: Javën e ardhshme do të nisim procedurat për projektligjin për mbështetjen e çlirimtarëve
Kosovë

Çitaku: Javën e ardhshme do të nisim procedurat për projektligjin për mbështetjen e çlirimtarëve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të nisë një nismë e re ligjore për mbështetjen e çlirimtarëve, duke u bazuar në tekstin e projektligjit që Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar në dy lexime në tetor, raporton Ekonomia Online.

Çitaku ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti janë pajtuar për përmbajtjen e ligjit dhe ndryshimet që duhet të bëhen, ndërsa dallimet kanë qenë rreth procedurës parlamentare.

Ajo ka kërkuar falje për vonesat dhe paqartësitë gjatë këtij procesi, duke u zotuar se nisma do të çohet deri në fund.

“Projektligji do të ketë për bazë tekstin që Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në dy lexime në Kuvend në tetor. Mbi atë tekst do të bëjmë ndryshimet e nevojshme për ta bërë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe për t’u dhënë çlirimtarëve tanë mbështetje konkrete shtetërore. Me zotin Kurti jemi pajtuar për përmbajtjen e ligjit dhe për ndryshimet që duhet bërë. Dallimet kanë qenë tek procedura parlamentare. Si rezultat, sot u pajtuam edhe për rrugën që do të ndjekim. Nismën e re ligjore menjëherë javën tjetër, me propozime tona konkrete dhe me propozimet e ekspertëve”, ka thënë ajo.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, tani dua t’u drejtohem atyre që e kanë ndjekur këtë proces me shqetësim. I pranoj kritikat për mënyrën se si kemi ecur deri më sot. Në emër të bashkëpartiakëve të mi, u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që për shkak të vonesave e paqartësive u shqetësuan sinqerisht se kjo nismë mund të mbetej përgjysmë. Sot ju jap zotimin tim se këtë proces do ta çojmë deri në fund. Projektligjin do ta hartojmë dhe do ta sjellim në Kuvend për votim, më të plotë, më të qëndrueshëm juridikisht, më të zbatueshëm praktikisht. Ndërkohë, grupi punues shtetëror do të vazhdojë punën për hartimin e strategjisë së mbrojtjes në Hagë. Uniteti i partive politike shqiptare rreth kësaj çështje ka peshë historike. Tani duhet ta dëshmojmë me punë të përbashkët në Kuvendin e Kosovës dhe me mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve tanë në Hagë. Këtë ua kemi borxh atyre dhe familjeve të tyre. Këtë ja kemi borxh historisë së vendit tonë. Këtë ja kemi borxh të ardhmes”, ka shtuar Çitaku.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deklarata e përbashkët e Krerëve të Shtetit Kinë-SHBA- Rusi
Next Article Kurti mohon se nepotizmi dhe korrupsioni ekzistojnë në Kosovë, kërkon nga Musliu dëshmi për punësimet familjare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?