By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti mohon se nepotizmi dhe korrupsioni ekzistojnë në Kosovë, kërkon nga Musliu dëshmi për punësimet familjare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti mohon se nepotizmi dhe korrupsioni ekzistojnë në Kosovë, kërkon nga Musliu dëshmi për punësimet familjare
Kosovë

Kurti mohon se nepotizmi dhe korrupsioni ekzistojnë në Kosovë, kërkon nga Musliu dëshmi për punësimet familjare

admin
Last updated: 28/11/2026 13:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se në Kosovë ekziston dukuria e nepotizmit dhe korrupsionit, duke kërkuar nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që për emrat e familjarëve të zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët ajo i përmendi në Kuvend, të sjellë dëshmi se janë punësuar duke i kapërcyer kandidatët e tjerë në konkurse publike, raporton Ekonomia Online.

Musliu gjatë seancës së Kuvendit kishte lexuar emra dhe mbiemra të familjarëve të deputetëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët pretendoi se janë punësuar në institucione publike.

Në përgjigjen e tij, Kurti tha se raportet vendore dhe ndërkombëtare nuk e evidentojnë më nepotizmin dhe korrupsionin si dukuri në Kosovë.

Ai kërkoi që Musliu të dëshmojë nëse personat e përmendur kanë përfituar nga lidhjet familjare për t’u punësuar, duke tejkaluar kandidatët me më shumë kualifikime.

“Dukuria e nepotizmit edhe e korrupsionit, nuk ekziston më në Kosovë. Këtë e thonë edhe raportet vendore, edhe ndërkombëtare. Ndërkaq, për emrat që i lexuat ju, do të duhej të na tregonit cili prej këtyre emrave nuk ka qenë në krye të listës kur është angazhuar dhe që lidhja familjare paska bërë që t’i shkapërcejë ata që kanë qenë më të zotë dhe personin në fjalë që e ka korruptuar. Kjo është pyetja. Nuk është pyetja me na e lexu kur i kemi anëtarët e familjes. Pra, ajo çka është e rëndësishme për neve është cilët mendoni ju që prej këtyre, kur kanë aplikuar nëpër konkurse, i kanë kapërcyer të tjerët që kanë qenë në teste me shkrim, a me goja, sa i përket kualifikimeve të tyre më lartë, edhe për shkak të lidhjes familjare ose familjare, u punësuan ata. Na e sjell një listë të tillë”, tha ai.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çitaku: Javën e ardhshme do të nisim procedurat për projektligjin për mbështetjen e çlirimtarëve
Next Article Shasivari nga Manila: Zotime për mbrojtje më të fortë ligjore të fëmijëve nga dhuna

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?