By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BIK-u kërkon ndryshime në Kodin Civil: Mbështesim miratimin, por jo dispozitat kontestuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > BIK-u kërkon ndryshime në Kodin Civil: Mbështesim miratimin, por jo dispozitat kontestuese
Kosovë

BIK-u kërkon ndryshime në Kodin Civil: Mbështesim miratimin, por jo dispozitat kontestuese

admin
Last updated: 28/11/2026 13:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument –  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka rikonfirmuar qëndrimin e saj lidhur me Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen për miratimin e tij, por me kusht që paraprakisht të rishikohen dhe të hiqen dispozitat që, sipas saj, bien ndesh me konceptin tradicional të familjes.

Kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së BIK-ut, e cila po udhëhiqet nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Në njoftimin e Bashkësisë Islame thuhet se pas një diskutimi të gjerë, është rikonfirmuar qëndrimi i mëparshëm për Projektkodin Civil.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e saj të mëparshëm, duke shprehur mbështetjen për miratimin e Kodit Civil, por vetëm pasi të rishikohen dhe të hiqen nga përmbajtja e tij dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes, natyrshmërinë njerëzore dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar familja në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim.

BIK-u thekson se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që, sipas saj, bien ndesh me bindjet fetare dhe vlerat tradicionale.

“Bashkësia Islame e Kosovës rithekson se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil si një nevojë e rëndësishme për sistemin juridik të vendit, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që bien ndesh me bindjet e saj fetare, mësimet hyjnore, natyrshmërinë njerëzore dhe vlerat tradicionale të popullit tonë”, thuhet më tej në komunikatë.

Në këtë drejtim, Kryesia e BIK-ut u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendin e Kosovës, që gjatë shqyrtimit të projektkodit të marrin parasysh shqetësimet e tyre dhe të rishikojnë dispozitat kontestuese.

Sipas BIK-ut, Kodi Civil duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë vlerat e traditat e shoqërisë, pa cenuar parimet fetare dhe morale.

Përveç çështjes së Kodit Civil, në mbledhjen e Kryesisë po diskutohen edhe përgatitjet dhe planifikimi i aktiviteteve fetare për muajin e Ramazanit, si dhe Projektbuxhetet e Këshillave të BI-së dhe të Kryesisë për vitin 2027.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Next Article Kuvendi miraton me 83 vota ratifikimin e protokollit për Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?