By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Po punojmë për koalicion opozitar, bashkëpunojmë edhe me forca që kanë platformë kundër PD-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Po punojmë për koalicion opozitar, bashkëpunojmë edhe me forca që kanë platformë kundër PD-së
Shqipëri

Berisha: Po punojmë për koalicion opozitar, bashkëpunojmë edhe me forca që kanë platformë kundër PD-së

admin
Last updated: 28/11/2026 13:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita po punon për krijimin e një koalicioni të gjerë politik në kuadër të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.

Berisha tha se në këtë bashkëpunim mund të përfshihen të gjitha forcat politike dhe grupet e interesit që kundërshtojnë qeverisjen e Edi Ramës, edhe në rastet kur kanë qëndrime kundër Partisë Demokratike.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, Berisha theksoi se koalicioni që po synohet të krijohet do të jetë ndryshe nga bashkëpunimet e mëparshme politike, pasi synon ruajtjen e identitetit të secilit subjekt pjesëmarrës.

“Kjo do të thotë përpjekje e ndershme për të bashkëpunuar me çdo forcë politike, çdo grup interesi dhe të gjithë ata që konsiderojnë të keqen më të madhe Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij. Çfarë do të thotë kjo? Një bashkim duke ruajtur të gjithë identitetet. Një bashkim dhe me ata që platformën e tyre e kanë kundër Partisë Demokratike. Pra, ky është një spektër i gjerë në konceptin tonë ku ne nuk përjashtojmë nga ky bashkërendim dhe bashkëpunim asnjë faktor që beson se Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit”, tha ai.

I pyetur nëse ndryshimi i sistemit zgjedhor është kusht i panegociueshëm për Partinë Demokratike në reformën zgjedhore, Berisha u përgjigj se kërkesat e paraqitura nuk janë vetëm të PD-së, por përfaqësojnë qëndrimet e një spektri më të gjerë opozitar.

Ndërkohë, lidhur me protestën e paralajmëruar për 28 Nëntor, Berisha konfirmoi mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të mblidhen në Tiranë.

Ai shprehu bindjen se në protestë do të marrin pjesë demokratë nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe diaspora.

“Thirrja ime është sot për çdo anëtar dhe anëtare, për çdo mbështetës dhe mbështetëse të Partisë Demokratike, me 28 Nëntor të gjithë në Tiranë në nderim të flamurit tonë kombëtar kundër këtij regjimi armiqësor ndaj flamurit, ndaj kombit dhe vendit. Nuk ka nderim më të madh për të rënët e kombit atë ditë, sesa të luftosh për idealet e tyre kundër këtij narkodiktatori. Dhe unë kam besim se demokratët nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e dheut do të jenë në atë protestë më shumë se asnjëherë”, tha ai.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së
Next Article Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?