By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë
Shqipëri

Konferenca e investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në 25-26 nëntor në Tiranë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Tirana do të mirëpresë në 25 dhe 26 nëntor edicionin e dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), takimin më të madh të 2026-s, ku vendet e rajonit ulen në një tryezë me investitorë, partnerë dhe institucione financiare europiane.

Motoja e konferencës ilustron qartë qëllimin e saj: Ballkani Perëndimor, kufiri i ri i investimeve europiane. Një rajon, në gjendje për të përthithur investime, ide, kapitale dhe mundësi si kurrë më parë.

Mes personaliteteve të nivelit të lartë do të jenë Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ish-Presidenti i Këshillit Evropian,  Charles Michel, si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare, politikëbërës, drejtues të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfshirë BERZH-in dhe Bankën Botërore, përfaqësues të fondeve të investimit, startup-eve dhe investitorë ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë perspektivat dhe përvojat e tyre mbi potencialin dhe mundësitë e reja të investimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përgjatë dy ditëve, konferenca do të zhvillohet në kuadër të shtatë sesioneve tematike, të ndërlidhura nga një vizion i përbashkët strategjik: shndërrimi i interesit dhe potencialit ekonomik të rajonit në investime konkrete, të qëndrueshme dhe afatgjata, duke nxitur integrimin më të thellë ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun evropian dhe atë global.

Shqipëria e pret këtë konferencë me portofolin më të madh të investimeve në historinë e saj. Në vitin 2025, ekonomia shqiptare tërhoqi shifrën rekord prej 1.64 miliardë eurosh investime të huaja direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se për herë të parë, në 2026, vendi mund të kalojë kufirin e 2 miliardë eurove.

Konferenca nxit përshpejtimin e investimeve dhe mbështet rrugën e mëtejshme të integrimit europian, në prag të një viti kyç si 2027, kur synohet mbyllja e negociatave të të gjithë kapitujve.

Edicioni i dytë pason atë të vitit 2025, kur forumi i parë në Tiranë solli në tryezë marrëveshje dhe projekte me potencial mbi 4 miliardë euro, bashkë me zotimin se takimi do të kthehej në traditë vjetore.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Po punojmë për koalicion opozitar, bashkëpunojmë edhe me forca që kanë platformë kundër PD-së
Next Article Rama pjesë e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, pritet nga Merz

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?