By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Veteranët e UÇK-së: Protesta nëse zvarritet procesi për ndryshimet në Ligjin e Speciales
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Veteranët e UÇK-së: Protesta nëse zvarritet procesi për ndryshimet në Ligjin e Speciales
Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Protesta nëse zvarritet procesi për ndryshimet në Ligjin e Speciales

admin
Last updated: 28/11/2026 13:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimin për zhvillimet politike lidhur me plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar protesta gjithëpopullore nëse procesi vazhdon të zvarritet dhe nuk përmbyllet së shpejti.

Në një reagim për mediat, OVL e UÇK-së u ka bërë thirrje shumicës parlamentare dhe të gjitha subjekteve politike që të lënë mënjanë dallimet partiake dhe të përfundojnë sa më parë këtë proces.

“Është tërësisht e papranueshme që kjo çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Qeveria dhe shumica parlamentare duhet ta kenë të qartë se përgjegjësia e tyre është të veprojnë dhe të mos lejojnë që vonesat të bëhen pengesë për përfundimin e këtij procesi”, thuhet në reagim.

Organizata rithekson se është e papranueshme dhe e pandershme që një çështje kaq e ndjeshme të përdoret për të krijuar ndasi politike apo për të thelluar përçarjet mes subjekteve politike.

OVL e UÇK-së kërkon që plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.

Ndërkohë, sot pritej që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të hidhen në votim, por kjo nuk ndodhi pasi seanca plenare e Kuvendit të Kosovës u shty deri në njoftimin e radhës.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar hartimin e një ligji të ri për Dhomat e Specializuara, duke bërë të ditur se drafti i parë pritet të jetë gati javën e ardhshme.

Kurti tha se grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të paraqesë propozimin për ligjin e ri.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ai bëri të ditur se në grupin punues janë të përfaqësuara institucionet përkatëse dhe partitë politike parlamentare, ndërsa në hartimin e dokumenteve janë angazhuar edhe ekspertë juridikë.

Kurti theksoi se përmbajtja e ligjit të ri duhet të hartohet me kujdes, të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës dhe më pas të kalojë për diskutim dhe miratim. Ai shtoi se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale mbetet i pandryshuar që nga pranvera e vitit 2015.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga plakja aktiviteti fizik dhe ushqyerja
Next Article Macron: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë evropiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?