By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Valverde arrin marrëveshje me Real Madridin për kontratën e re
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Valverde arrin marrëveshje me Real Madridin për kontratën e re
Sport

Valverde arrin marrëveshje me Real Madridin për kontratën e re

admin
Last updated: 28/11/2026 13:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Federico Valverden për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, ndërsa mesfushori uruguaian pritet të përfitojë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës, duke u renditur në mesin e futbollistëve më të paguar të skuadrës.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle AS, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës edhe për dy vjet të tjera, pasi marrëveshja aktuale e Valverdes ishte e vlefshme deri në vitin 2029.

Rinovimi ende nuk është bërë zyrtar, por marrëveshja tashmë është arritur dhe pritet të pasohet nga nënshkrimi dhe komunikimi i klubit madrilen.

Kontrata e re do ta mbajë 28-vjeçarin në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2031, kur ai do të jetë 33 vjeç. Valverde iu bashkua Real Madridit në vitin 2016, kur u transferua nga Penarol për rreth pesë milionë euro.

Fillimisht luajti te ekipi i dytë, Real Madrid Castilla, ndërsa më pas u huazua te Deportivo La Coruna, para se të bëhej një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit të parë.

Përveç zgjatjes së kontratës, marrëveshja parasheh edhe përmirësimin e kushteve financiare. Shuma e saktë e pagës së re nuk është bërë e ditur, por sipas raportimeve, uruguaiani do të ngjitet në mesin e lojtarëve më të paguar në dhomën e zhveshjes së “Los Blancos”.

Ky rinovim është pjesë e strategjisë së Florentino Perezit për të siguruar të ardhmen e futbollistëve kryesorë të skuadrës. Arda Guler ka rinovuar së fundmi deri në vitin 2032, ndërsa një ditë më vonë të njëjtën gjë e bëri edhe Aurelien Tchouameni.

Ndërkohë, klubi vazhdon punën edhe për vazhdimin e kontratave të Jude Bellinghamit, Thibaut Courtois dhe Brahim Diazit.

Rëndësia e Valverdes në planet e trajnerit Jose Mourinho është një tjetër arsye pse klubi dëshiron ta mbajë atë për një kohë të gjatë. Mesfushori është ndër lojtarët më të aktivizuar të skuadrës këtë sezon, me gjithsej 1.184 minuta të zhvilluara në 15 paraqitje.

Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka luajtur 11 herë në mesfushë dhe katër herë në krahun e djathtë, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë për t’u përshtatur në pozicione të ndryshme.

Mourinho e vlerëson jo vetëm për cilësitë teknike dhe fizike, por edhe për përgjegjësinë që merr në fushë si njëri prej liderëve të skuadrës.

Valverde këtë sezon ka regjistruar tri gola dhe dy asistime, me golat e realizuar ndaj Interit, AEK-ut dhe Valencias, në tri ndeshje që përfunduan me fitore të Real Madridit.

Deri më tani, uruguaiani ka zhvilluar 387 ndeshje zyrtare me fanellën e Real Madridit, duke realizuar 44 gola dhe 46 asistime. Në këtë periudhë, ai ka fituar edhe 14 trofe me gjigantin spanjoll, duke u renditur si futbollisti i shtatë i huaj me më së shumti paraqitje në historinë e klubit.

Tashmë pritet vetëm finalizimi formal i marrëveshjes dhe njoftimi zyrtar nga Real Madridi, i cili po punon paralelisht për të siguruar vazhdimësinë e disa prej yjeve të tij kryesorë.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jona zbulon se kishte pasur kontakt me një banore para hyrjes: Ajo kishte kërkuar të takoheshin
Next Article UEFA dënon Anglinë për fyerjen e Papës dhe irlandezëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?