By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vonesat në çështjet hetimore e gjyqësore, Komisioni i Kuvendit në Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vonesat në çështjet hetimore e gjyqësore, Komisioni i Kuvendit në Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës
Shqipëri

Vonesat në çështjet hetimore e gjyqësore, Komisioni i Kuvendit në Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës

admin
Last updated: 28/11/2026 13:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Deputetët e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilluan vizita pune në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të mbikëqyrjes parlamentare për vitin 2026.

Vizitat kishin në fokus respektimin e procesit të rregullt ligjor, të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe vonesat në çështjet hetimore e gjyqësore dhe mundësitë për të reduktuar numrin e dosjeve të prapambetura.

Gjatë takimit me drejtuesit dhe stafin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, diskutimet u përqendruan te ecuria e çështjeve të prapambetura, ngarkesa e gjyqtarëve dhe plotësimi i organikës.

Deputetët u informuan se ngarkesa e punës në dhomën penale kishte shënuar rënie pas plotësimit të saj. Gjithashtu, u trajtuan nevojat për sekretarë gjyqësorë dhe ndihmës ligjorë, procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe roli i drejtimit të gjykatës në organizimin e punës dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e çështjeve.

Ndërsa në Prokurorinë e Tiranës, vëmendja u përqendrua te ecuria e dosjeve të prapambetura, plotësimi i organikës dhe përdorimi i sistemit elektronik për menaxhimin e çështjeve dhe shpërndarjen e tyre me short.

Gjatë diskutimeve u evidentuan edhe vështirësitë në gjetjen e dosjeve gjatë transferimit të prokurorëve, bashkëpunimi me policinë për administrimin e dosjeve dhe referimin e çështjeve, si dhe përcaktimi i përparësive në trajtimin e tyre.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte kapaciteti i prokurorisë për të përmbushur kërkesat e Kodit të Procedurës Penale.

Sipas Kuvendit, në të dyja institucionet u trajtuan plotësimi i organikës dhe organizimi i punës si faktorë që mund të ndikojnë në uljen e numrit të çështjeve të prapambetura dhe shmangien e vonesave në hetime e gjykime.

Informacioni i mbledhur gjatë vizitave do të shërbejë për vijimin e mbikëqyrjes parlamentare, zhvillimin e seancave dëgjimore publike, përgatitjen e raporteve dhe formulimin e rekomandimeve për institucionet përgjegjëse.

Kuvendi synon që përmes këtij procesi të kontribuojë në trajtimin e dy problematikave që, sipas tij, preokupojnë aktualisht qytetarët dhe vetë sistemin e drejtësisë: zvarritjen e proceseve dhe numrin e lartë të çështjeve të prapambetura.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article UEFA dënon Anglinë për fyerjen e Papës dhe irlandezëve
Next Article Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?