By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arijon Ibrahimovic konfirmon kontaktet me FFK-në: E ndjek me respekt zhvillimin e futbollit kosovar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Arijon Ibrahimovic konfirmon kontaktet me FFK-në: E ndjek me respekt zhvillimin e futbollit kosovar
Sport

Arijon Ibrahimovic konfirmon kontaktet me FFK-në: E ndjek me respekt zhvillimin e futbollit kosovar

admin
Last updated: 28/11/2026 13:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mesfushori me tipare sulmuese, Arijon Ibrahimovic, i cili aktualisht luan për Gjermaninë U21, ka pranuar se ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës, por për momentin është i përqendruar te përfaqësuesja gjermane.

Arijon Ibrahimovic është një tjetër emër që vazhdon të jetë në radarët e futbollit kosovar, ndërsa vetë lojtari ka konfirmuar se tashmë ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në një intervistë për mediat gjermane, futbollisti që përveç shtetësisë gjermane posedon edhe atë kosovare, është pyetur nëse është kontaktuar nga FFK-ja për mundësinë e përfaqësimit të Kosovës.

Përgjigjja e tij ishte pozitive, duke konfirmuar se komunikimi tashmë ka ndodhur.

“Po, tashmë ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës. E ndjek me shumë respekt zhvillimin pozitiv të federatës dhe futbollit kosovar. Pavarësisht kësaj, fokusi im aktualisht është te Kombëtarja U21 e Gjermanisë, për të cilën jam shumë i lumtur që luaj”, deklaroi Ibrahimovic, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, 20-vjeçari i huazuar te Augsburg nga Bayern Munichu nuk ka dhënë ndonjë sinjal konkret për një ndryshim të mundshëm të përfaqësueses, duke theksuar se për momentin është i përqendruar te Gjermania U21.

 Ibrahimovic luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues krahu

Ibrahimovic u pyet edhe nëse kishte pasur ndonjë kontakt me Jurgen Kloppin, i cili së fundmi ka dhënë debutimin për disa futbollistë të rinj në ekipin kombëtar gjerman, por ai u përgjigj shkurt: “Jo, deri më tani jo”.

Konfirmimi i kontakteve me FFK-në e mban të hapur interesimin për një nga talentet me prejardhje kosovare, ndonëse vendimi për të ardhmen ndërkombëtare, të paktën në këtë fazë, nuk duket të jetë në agjendën e tij të menjëhershme.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arlinda sqaron ndjenjat për Norën: Nuk janë erotike, janë krejt normale
Next Article Akuza kundër dy personave dhe dy kompanive për vdekjen e një punëtori në një kantier ndërtimi në Ohër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?