By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gogu: Në janar nisim ndërtimin e spitalit të ri në Shënkoll, 250 milionë lekë nga buxheti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gogu: Në janar nisim ndërtimin e spitalit të ri në Shënkoll, 250 milionë lekë nga buxheti
Shqipëri

Gogu: Në janar nisim ndërtimin e spitalit të ri në Shënkoll, 250 milionë lekë nga buxheti

admin
Last updated: 28/11/2026 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 21 nëntor, Argument – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri sot të ditur se në janar synohet të nisë ndërtimi i spitalit të ri në Shënkoll, i cili do të shërbejë për personat që, me vendim gjykate, i nënshtrohen mjekimit të detyruar.

Për ndërtimin e këtij spitali janë parashikuar 250 milionë lekë në buxhetin e vitit 2027.

Gogu theksoi se personat që dërgohen për mjekim të detyruar duhet të trajtohen si pacientë dhe jo si të dënuar, duke nënvizuar se ndër vite ata nuk kanë pasur kushtet e duhura për të marrë trajtimin shëndetësor që u nevojitet.

“Një njeri që gjykata e dërgon për mjekim të detyruar është pacient, jo i dënuar. Por a i kemi krijuar kushtet që meriton një pacient? Përgjatë viteve, këta njerëz nuk kanë pasur kushtet e duhura për t’u trajtuar. Ndaj, në janar synojmë të nisim ndërtimin e spitalit të ri në Shënkoll, me 250 milionë lekë të parashikuara në buxhetin e vitit 2027”, u shpreh ministri.

Ai nënvizoi se ndërtimi i spitalit të ri synon të përmirësojë kushtet e trajtimit dhe të garantojë respektimin e të drejtave themelore të këtyre personave.

“Kujdesi shëndetësor dhe dinjiteti njerëzor janë të drejta që duhet t’i garantohen kujtdo”, përfundoi Gogu.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Evropa përballet me krizë banesash, çmimet e pronave janë rritur gati 70 për qind
Next Article Nesër Rama në Strugë dhe Ohër, regjim i posaçëm në disa rrugë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?