By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”, Begaj mesazh të rinjve për Ditën e Alfabetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”, Begaj mesazh të rinjve për Ditën e Alfabetit
Shqipëri

“Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”, Begaj mesazh të rinjve për Ditën e Alfabetit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 21 nëntor, Argument – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, në kuadër të Ditës së Alfabetit. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare, të angazhuar në nismën “Fol Shqip”, kreu i shtetit theksoi se gjuha është një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar.

Begaj u bëri thirrje të rinjve që të angazhohen më shumë për përdorimin dhe promovimin e shqipes në familje, shkolla, institucione dhe në jetën e përditshme.

“Duhet të bëhemi më proaktivë për të zgjidhur çështjet që ndonjëherë mund të duken të vogla”, u shpreh Presidenti, duke iu referuar edhe thënies së Nënë Terezës për rëndësinë e veprave të vogla të bëra me dashuri të madhe.

“Duhet të bësh punë të vogla me dashuri të madhe për atë që është më e madhe se të gjithë ne: atdheun. Pa gjuhë, pa ‘Fol shqip!’ nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!”, theksoi Begaj.

Një pjesë të fjalës së tij Presidenti ia kushtoi edhe përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj duhet të zbatohen edhe në praktikë.

Ai rikujtoi vizitën e tij në këtë vend, ku mbajti një fjalim në gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe u takua me studentë të Universitetit të Tetovës, të cilët protestonin për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe.

“Ju besoj e dini se Presidenti i Shqipërisë mbajti një fjalë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk ishte thjesht një formalitet. Ishte një mesazh për të treguar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë në tokën e tyre, në vendin e tyre dhe kanë të drejtat e tyre, të drejta të cilat duhen mbrojtur”, u shpreh Begaj.

Kreu i shtetit theksoi se për çështje të tilla nevojitet bashkëpunimi i të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë, pavarësisht nëse janë në qeveri apo në opozitë.

“Duhet që të gjithë shqiptarët, që janë përfaqësues të shqiptarëve në qeveri apo në opozitë, të bëhen bashkë për këtë çështje. Nuk ka çështje më të madhe se kjo”, deklaroi Presidenti.

Duke iu referuar Kongresit të Manastirit të vitit 1908, Begaj kujtoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve për miratimin e një alfabeti të përbashkët, duke theksuar se edhe sot nevojitet bashkëpunim për çështjet që lidhen me gjuhën, kulturën dhe të drejtat kombëtare.

Gjatë takimit, Presidenti solli gjithashtu si shembull komunitetin arbëresh në Itali, i cili ka ruajtur gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar për më shumë se pesë shekuj.

“Ata kanë ruajtur për më shumë se pesë shekuj gjuhën, kulturën, traditat dhe identitetin shqiptar, dhe janë krenarë për këtë gjë”, u shpreh Begaj.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 31 vite nga Marrëveshja e Dejtonit, dokumenti që i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë
Next Article Levica: Shumica parlamentare refuzoi të gjitha amendamentet tona për buxhetin e vitit 2027

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?