By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar
Shqipëri

Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”: Gjuha shqipe dhe kultura, shtylla të identitetit kombëtar

admin
Last updated: 28/11/2026 13:45
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 22 nëntor, Argument – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, festoi Ditën e Alfabetit me veprimtarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, me rastin e 120-vjetorit të krijimit të saj.

Në këtë ditë të rëndësishme për gjuhën dhe identitetin kombëtar, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e shoqatës në ruajtjen dhe promovimin e historisë, kulturës dhe traditave shqiptare, duke theksuar rëndësinë e përcjelljes së kësaj trashëgimie te brezat e rinj. Presidenti vuri në dukje gjithashtu lidhjen historike të shoqatës me personalitete të shquara të Rilindjes Kombëtare, ndër të cilët Mid’hat Frashëri, kryetar i Kongresit të Manastirit.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vlerësoi përkimin domethënës të 120-vjetorit të Shoqatës “Tomorri” me Ditën e Alfabetit, duke e cilësuar atë si një mundësi për të kujtuar përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për gjuhën, shkollën, kulturën dhe afirmimin e identitetit kombëtar.

“Përkon bukur që këtë 120-vjetor e festojmë në Ditën e Alfabetit, sepse Shoqata ‘Tomorri’ lindi në një kohë kur shqiptarët po bënin përpjekje të mëdha për gjuhën, shkollën, kulturën dhe afirmimin e identitetit të tyre kombëtar. Dy vjet më vonë, Kongresi i Manastirit do t’i jepte shqipes alfabetin e njësuar, duke kurorëzuar një punë që kishte nisur shumë më herët dhe që kishte bashkuar atdhetarë të ardhur nga krahina, besime dhe rryma të ndryshme të mendimit shqiptar.

Në atë periudhë, shoqatat patriotike, klubet, shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe krijuan një hapësirë të jashtëzakonshme bashkëpunimi mes shqiptarëve, brenda vendit dhe në Diasporë. Rreth tyre u mblodhën njerëz që e kuptonin se puna për gjuhën dhe kulturën ishte, njëkohësisht, punë për vetëdijen dhe të ardhmen e kombit”, u shpreh Presidenti.

Kreu i Shtetit theksoi se shoqatat patriotike dhe kulturore kanë luajtur një rol të çmuar në historinë e vendit, duke krijuar hapësira bashkëpunimi mes shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut.

“Dita e Alfabetit na e kujton këtë ndoshta më qartë se çdo datë tjetër. Në Manastir shqiptarët nuk hoqën dorë nga dallimet mes tyre; ata u përbashkuan përmes gjuhës. Alfabeti i njësuar i dha shqipes një mjet të përbashkët shkrimi, ndërsa shkolla, libri, letërsia, studimi dhe puna e brezave i dhanë atij jetë dhe e kthyen gjuhën në një nga shtyllat më të forta të identitetit tonë kombëtar.

Në këto kushte, puna për njohjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore merr një rëndësi akoma më të madhe. Ajo duhet të na ndihmojë të njohim më mirë atë që kemi trashëguar, ta studiojmë me seriozitet dhe t’ua përcjellim brezave të rinj në një mënyrë që u flet edhe atyre, kohës së tyre dhe botës në të cilën jetojnë. Ju inkurajoj që në punën tuaj t’u jepni hapësirë të veçantë të rinjve, shkollave, hulumtimit dhe nismave për mbrojtjen e natyrës, sepse një traditë mbetet e gjallë kur brezi i ri e njeh, e çmon dhe zgjedh ta çojë përpara”, u shpreh Begaj.

Në përfundim, Presidenti uroi që Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” të vijojë me sukses misionin e saj, duke e shndërruar trashëgiminë e çmuar të kësaj treve në burim frymëzimi për të ardhmen.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kopjimi me IA në provimin kombëtar, jep dorëheqjen ministri i Arsimit në Korenë e Jugut
Next Article Granit Stein shkëlqen në Gjermani: Nokaut në raundin e pestë dhe dy tituj kampioni brenda një nate

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?