By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama në Shtëpinë Muze të Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë këtu u vendos se si do t’i shkruanim njëri-tjetrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama në Shtëpinë Muze të Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë këtu u vendos se si do t’i shkruanim njëri-tjetrit
Shqipëri

Rama në Shtëpinë Muze të Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë këtu u vendos se si do t’i shkruanim njëri-tjetrit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Manastir, 22 nëntor, Argument – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir të Maqedonisë së Veriut, në vendin historik ku u hodhën themelet e alfabetit kombëtar.

Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj trashëgimie kulturore dhe historike, kreu i qeverisë shqiptare u ndal te mesazhi i Kongresit të Manastirit, 118 vite më parë, duke vënë në pah rolin e gjuhës dhe të arsimit në bashkimin e shqiptarëve.

“Në shitoren e Ballkanit ka plot shtëpi ku burra të rëndësishme janë ulur pas një oxhaku për të vendosur për një luftë për një kufi, derisa këtu në këtë shtëpi 118 vite më parë njerëzit u ulën për të vendosur se si do t’i shkruanin njëri-tjetrit nga Manastiri në Shkodër.”

Rama veçoi gjithashtu figurën e Parashqevi Qirjazit si një nga zërat e rëndësishëm të Kongresit dhe një pikë referimi për nismat e përbashkëta arsimore.

“Mes burrave të këtij Kongresi ishte edhe një grua, Parashqevi Qirjazi, që u bë një frymëzim për ne kur bëmë abetaren e përbashkët me Kosovën.”

Sipas kryeministrit, gjuha shqipe përballet sot me sfida të reja, veçanërisht në raport me zhvillimet digjitale.

“Shqipja është në një agresion të madh si të gjithë vendet e vogla në kohën e teknologjisë”, tha Rama.

“Të dashur miq, në historinë e Ballkanit ka plot shtëpi ku burra të rëndësishëm ose më pak të rëndësishëm janë ulur rreth një oxhaku për të vendosur për një luftë, për një kufi apo për një gjak të marrë ose të falur.

Ndërsa këtu, në këtë shtëpi, 118 vjet më parë njerëzit u ulën rreth një tryeze për të vendosur si do t’i shkruanin njëri-tjetrit nga Manastiri në Shkodër, nga Prishtina në Vlorë apo nga Durrësi në Korçë, ku secili mund të kishte mësuar ta hidhte shqipen në letër me shkronja të ndryshme.

Dhe nëse kjo ishte një telash për dy dijetarë që donin të shkëmbenin letra, merret me mend se çfarë pengese ishte për një komb që s’kishte shkolla, s’kishte libra dhe asnjë gjuhë të shkruar bashkarisht për fatin e vet të përbashkët.

Këtu erdhën në ato ditë njerëz malesh, luginash e brigjesh deti, që faleshin në mënyra të ndryshme, që e flisnin shqipen me regjistra të ndryshëm dhe që kur vinte puna te alfabeti kishin parapëlqime krejt të ndryshme për shkronjat që do të merrnin përparësi.

Në fund kongresi pranoi dhe i hapi rrugën një tjetër uljeje rreth oxhakut, shumë dekada më vonë, kur gjuha shqipe u njësua në trupin që sot e gjithë ditën mban bashkë kombin tonë.

Mes burrave të këtij kongresi ishte dhe një grua e re nga ky qytet, Parashqevi Qiriazi. Ajo vinte nga shkolla e Vashave në Korçë dhe një vit më pas botoi këtu në Manastir, abetaren e saj. Sa herë flasim për ata që bënë historinë, mua më pëlqen të kujtoj këtë grua që me t’u mbyllur Kongresi, u ul dhe shkruante një libër për gjashtëvjeçarët. Dhe shumë vite më vonë, Parashqevi Qiriazi u bë frymëzim edhe për ne kur miratuam abetaren e përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Sot është e lehtë t’i duartrokasim ata që bënë për gjuhën tonë punët e mëdha të shkuarës, por pyetja pak më e vështirë është çfarë pune na takon të bëjmë ne”, tha Rama.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rebelët Huthi raportojnë se sulmuan rafinerinë e naftës saudite ‘Rabigh’
Next Article Kontrolle në dy banesa në Gramsh, sekuestrohen 400 gramë kokainë! Nën hetim edhe efektivët e policisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?