By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha me shqiptarët në Greqi: Integrimi europian kërkon kontributin e të gjithëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha me shqiptarët në Greqi: Integrimi europian kërkon kontributin e të gjithëve
Shqipëri

Hoxha me shqiptarët në Greqi: Integrimi europian kërkon kontributin e të gjithëve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nisi vizitën e tij të punës në Greqi me një takim me komunitetin shqiptar, përfaqësues të shoqatave, mësues, të rinj e sipërmarrës shqiptarë.

Takimi u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në kuadër të festimeve të 114-vjetorit të Pavarësisë.

Hoxha deklaroi përpara komunitetit shqiptar se “shqiptaria nuk kufizohet me kufijtë tanë gjeografikë, ajo është dhe gjallon kudo ku një shqiptar jeton, punon, krijon, ndërton dhe kontribuon.”

Sot, sipas tij, diaspora jonë është sot gjithnjë e më e lidhur me atdheun, jo vetëm përmes emocioneve, rrënjëve, kujtesës, kulturës dhe gjuhës, por edhe përmes mbrojtjes së të drejtave, zgjerimit të mundësive, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.

Për Ministrin e Jashtëm, e ardhmja europiane e Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve.

“Ajo ka nevojë edhe për energjinë, dijen, përvojën dhe potencialin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Kjo ishte ftesa jonë në Samitin IV-t të Diasporës. Kjo është dhe mbetet ftesa jonë.
Në këtë rrugëtim, diaspora nuk është thjesht në krah të Shqipërisë. Ajo është një urë e fuqishme mes atdheut dhe vendeve ku shqiptarët jetojnë, krijojnë dhe lënë gjurmë. Diaspora është pjesë e gjallë e Shqipërisë. Është atdheu ynë përtej kufijve”, deklaroi Hoxha.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi
Next Article Edhe Shkodra përballet me probleme për shkak të motit të keq, dëmtime në banesa e shkolla – disa zona pa energji elektrike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?