By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni
Sport

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

admin
Last updated: 28/11/2026 13:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bayern Munichu nuk është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Trent Alexander-Arnold, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhnin anglezin me klubin gjerman.

28-vjeçari ka regjistruar 44 paraqitje me fanellën e “Los Blancos”, që prej transferimit nga Liverpooli verën e kaluar, por deri më tani nuk ka arritur ta përsërisë formën që kishte treguar në futbollin anglez.

Madje, Alexander-Arnold është vërshëllyer edhe nga tifozët e vet në ndeshjen e fundit, ku Real Madridi përmbysi rezultatin për të fituar 2-1 ndaj Celta Vigos.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Emile Heskey, kishte sugjeruar se Bayerni mund të ishte një destinacion i shkëlqyer për mbrojtësin anglez, ndonëse do të dëshironte ta shihte atë duke u rikthyer në Anfield.

Megjithatë, gazetari i njohur Christian Falk, duke raportuar për CFBayern Insider, ka mohuar interesimin e kampionit gjerman për shërbimet e tij.

“Nuk është e vërtetë që Bayern Munichu është i interesuar për mbrojtësin e krahut të Real Madridit, Trent Alexander-Arnold. Bayerni po kërkon një lojtar në këtë pozitë dhe emra si Givairo Read vazhdojnë të jenë në listën e tyre.

Vetëm duke parë profilin e Readit mund të kuptoni se klubi nuk po kërkon një futbollist si Alexander-Arnold. Gjithashtu, nuk jam i sigurt nëse Vincent Kompany do ta pëlqente profilin e anglezit, pasi ai nuk është një mbrojtës i djathtë tipik për Bayern Munichun.

Ai gjithashtu nuk është më futbollisti më i ri. Për të qenë të sinqertë, 28-vjeçari nuk e ka dëshmuar veten te Real Madridi. Duhet të kemi shumë respekt për futbollistët anglezë që provojnë veten në një shtet tjetër, por jo të gjithë arrijnë sukses pas largimit nga Britania e Madhe dhe jo çdo anglez është Harry Kane.

Prandaj, nuk mendoj se Alexander-Arnold do të jetë një opsion real për Bayernin gjatë verës”, ka deklaruar Falk.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe Shkodra përballet me probleme për shkak të motit të keq, dëmtime në banesa e shkolla – disa zona pa energji elektrike
Next Article Miley Cyrus publikon fotografitë e para nga dasma luksoze, shkëmben një puthje romantike me bashkëshortin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?