By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kelmendi njofton për rehabilitimin e rrugës Pejë-Kuçishtë, i reagon shefi i kabinetit të Gazmend Muhaxherit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kelmendi njofton për rehabilitimin e rrugës Pejë-Kuçishtë, i reagon shefi i kabinetit të Gazmend Muhaxherit
Kosovë

Kelmendi njofton për rehabilitimin e rrugës Pejë-Kuçishtë, i reagon shefi i kabinetit të Gazmend Muhaxherit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur se ka filluar rehabilitimi i rrugës Pejë-Kuçishtë, e cila lidh qytetin e Pejës me vendbanimet e Rugovës.

Kelmendi ka thënë se kjo rrugë nuk shërben vetëm për turizëm, por është e rëndësishme edhe për banorët e 13 fshatrave të Rugovës.

“Prandaj, rehabilitimi i saj është një masë e domosdoshme, që gjatë muajve të dimrit banorët të kenë qasje më të sigurt dhe më të lehtë në vendbanimet e tyre”, ka shkruar ai.

Deputeti i LVV-së ka bërë të ditur gjithashtu se përfaqësuesve të komunitetit të banorëve u është prezantuar projekti për ndërtimin e rrugës së re Pejë-Kuçishtë-Çakorr, i cili përfshin edhe ura të reja, tunele dhe galeri.

Sipas tij, projekti ka vlerë mbi 22 milionë euro dhe pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Ky projekt, me vlerë mbi 22 milionë euro, pritet të fillojë në fillim të vitit të ri. Sugjerimet dhe vërejtjet e banorëve, krahas vlerësimeve të inxhinierëve, do të trajtohen një për një nga Ministria e Infrastrukturës”, ka deklaruar Kelmendi.

Ndërkaq, lidhur me fillimin e rehabilitimit të kësaj rruge ka reaguar edhe shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, Faik Zekaj, i cili ka kritikuar Qeverinë për vonesën në ndërhyrjen në këtë segment rrugor.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për mbushjen e gropave në rrugë, duke theksuar se mirëmbajtja e saj, si gjatë dimrit ashtu edhe gjatë verës, është përgjegjësi e nivelit qendror.

“Qeveria Kurti, pas 6 vitesh në pushtet, po paralajmëron se ka filluar rehabilitimin (mbushjen e gropave) në rrugën Pejë – Kuçishtë. Shumë mirë, edhe pse sezoni i dimrit po vjen!”, ka shkruar Zekaj.

Ai ka rikthyer edhe diskutimet për gjendjen e rrugëve në fshatrat e Pejës, duke thënë se ato janë më të mira se rruga kryesore pikërisht për shkak të nivelit të ndryshëm të përgjegjësisë për mirëmbajtjen e tyre.

“Në shumë biseda që kemi pasur: pse rrugët e fshatrave janë më të mira se rruga kryesore, sepse rruga kryesore menaxhohet nga Qeveria, ndërsa rrugët e fshatrave nga Komuna!”, ka shkruar ai.

Në fund, Zekaj ka shprehur pritjen që ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugëve të vazhdojnë edhe në segmentin e Tranzitit në Pejë.

“Shpresoj që shumë shpejt të fillojnë edhe Tranzitin me rehabilitu!”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Al po i kushton shtrenjtë mjedisit, Meta rishqyrton objektivat klimatike
Next Article A u reflektua ndryshimi i pushtetit në festat e Nëntorit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?