By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme
Shqipëri

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

admin
Last updated: 28/11/2026 13:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Transfertat bankare mes institucioneve të ndryshme financiare në Shqipëri kryhen tashmë brenda 10 sekondash, me nisjen sot të sistemit të ri kombëtar të pagesave të menjëhershme (Instant Payments).

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, risia synon të lehtësojë qarkullimin e parasë dhe të rrisë shpejtësinë e transaksioneve financiare, duke u dhënë qytetarëve dhe bizneseve mundësinë të përfitojnë fondet pothuajse në çast, pa qenë të kushtëzuar nga oraret e punës së bankave.

Deri më tani, transfertat e menjëhershme realizoheshin vetëm mes llogarive të të njëjtit institucion financiar. Kur dërguesi dhe përfituesi kishin llogari në banka të ndryshme, procesi mund të zgjaste disa orë ose deri në një ditë pune. Zhvillimi i sistemit do të vijojë me një tjetër risi për tregun financiar: pagesat në pikat e shitjes përmes kodeve QR.

Banka e Shqipërisë po punon për ndërtimin e një infrastrukture të unifikuar kombëtare, e cila do t’u mundësojë konsumatorëve të paguajnë për produktet dhe shërbimet vetëm përmes skanimit të një kodi me telefonin celular.

Kjo mënyrë pagese pritet të krijojë një alternativë ndaj kartave bankare dhe terminaleve POS, duke ulur kostot e transaksioneve, veçanërisht për pagesat me vlera të vogla. Përmes sistemit të ri, fondet do të kalojnë drejtpërdrejt nga llogaria e blerësit në atë të shitësit, ndërsa pagesa do të konfirmohet brenda pak sekondash.

Një tjetër avantazh lidhet me kostot e transfertave elektronike. Në bazë të rregullave të miratuara nga Banka e Shqipërisë vitin e kaluar, transfertat kombëtare elektronike deri në 40 mijë lekë përjashtohen nga komisionet.

Me këtë sistem, Shqipëria synon të avancojë drejt një tregu më të shpejtë, më të aksesueshëm dhe më ekonomik të pagesave elektronike, duke nxitur përdorimin e shërbimeve financiare digjitale nga qytetarët dhe bizneset.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Uji në Shkup është i sigurt për pije
Next Article LSDM: Mickoski kopjon Vuçiqin dhe po e çon Maqedoninë drejt modelit serb

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?