By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Buxheti 2027, Berisha: Kërkojmë rritje 50% të pagës minimale dhe minimum jetik 200 euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Buxheti 2027, Berisha: Kërkojmë rritje 50% të pagës minimale dhe minimum jetik 200 euro
Shqipëri

Buxheti 2027, Berisha: Kërkojmë rritje 50% të pagës minimale dhe minimum jetik 200 euro

admin
Last updated: 28/11/2026 14:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Partia Demokratike do të paraqesë amendamente për projektbuxhetin e vitit 2027, ku kërkon rritjen me 50% të pagës minimale, me 30% të pagës mesatare dhe vendosjen e minimumit jetik në 200 euro. Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediet, duke bërë të ditur edhe propozime për rritjen e pensioneve.

Berisha u shpreh se amendamentet e opozitës do të përfshijnë edhe një sistem rritjeje të pensioneve drejt dyfishimit, duke kërkuar që asnjë pension të mos jetë më i ulët se 200 euro.

“Ne do kërkojmë rritjen e rrogës minimale 50 përqind, rritjen e rrogës mesatare 30 përqind, vendosjen e minimumit jetik 200 euro. Asnjë pension jo i plotë apo i çfarëdo llojit nuk mund të jetë nën 200 euro, dhe një sistem rritjesh pensionesh që ecin drejt dyfishimit të tyre”, deklaroi Berisha.

I pyetur nëse PD do të paraqesë amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale, Berisha kritikoi ndryshimet fiskale, duke pretenduar se ato rëndojnë mbi profesionet e lira, biznesin e vogël dhe investitorët.

Sipas tij, zgjerimi i skemës së TVSH-së dhe rritja e taksës mbi dividendin do të ndikojnë në kostot e bizneseve dhe shërbimeve. Kreu i PD theksoi se shpenzimet operative kanë arritur në 930 milionë euro, ndërsa nga fondi prej 2,2 miliardë eurosh për investime publike një pjesë e konsiderueshme rrezikon të keqpërdoret.

Ai deklaroi se amendamentet do të paraqiten në Kuvend gjatë shqyrtimit nen për nen të projektbuxhetit dhe paketës fiskale.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkupi 2028: një qytet, shumë kultura, një skenë e përbashkët
Next Article Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?