By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasit
Shqipëri

Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Moti me reshje intensive të shiut që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në furnizimin me energji elektrike, qarkullimin në disa akse rrugore dhe trafikun ajror, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë ndërhyrjet në terren për normalizimin e situatës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës dhe Bajram Currit.

Sipas tij, ndërhyrjet për riparimin e defekteve paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik dhe terrenit të vështirë.

Pavarësisht problematikave, të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet dhe fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në funksion. Edhe sistemi i transmetimit paraqitet normal, me linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV në operim.

Sa i përket qarkullimit rrugor, ministri informoi se lëvizja vijon normalisht në të gjitha akset nacionale, por në disa segmente janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh. Problematikat janë raportuar kryesisht në zonat e veriut, në akset Bogë–Theth, Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Krumë–Qafë Prush dhe Rrëshen–Shpal–Qafë Bene, si dhe në disa segmente të tjera të Tropojës.

Në Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, por rruga është mbajtur e pastër. Ndikimi i motit të keq është ndjerë edhe në trafikun ajror.

Ministri tha se, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” janë krijuar vështirësi për uljen e avionëve, duke detyruar pesë prej tyre të devijojnë drejt aeroporteve alternative. Ndërkohë, ngritjet e avionëve nga aeroporti i Tiranës vijojnë normalisht.

Në Portin e Durrësit, tragetet kanë mbërritur sipas orarit dhe përpunimi i kontejnerëve vijon normalisht. Megjithatë, reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se furnizimi me ujë të pijshëm paraqitet normal në të gjitha shoqëritë, ndërsa në zonën e Shkozetit është evidentuar një bllokim rruge, i cili është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.

Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit raportohen në 250 metër kub në sekondë në HEC Fierzë, 800 metër kub në sekondë në HEC Koman dhe 50 metër kub në sekondë në HEC Vau i Dejës.

Grupet e punës në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë të jenë në terren për riparimin e defekteve dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Buxheti 2027, Berisha: Kërkojmë rritje 50% të pagës minimale dhe minimum jetik 200 euro
Next Article Forcat e Armatosura, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe Clever Ferret 2026 në Slloveni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?