By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Nisim negociatat për kandidat të përbashkët për Tiranën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Nisim negociatat për kandidat të përbashkët për Tiranën
Shqipëri

Berisha: Nisim negociatat për kandidat të përbashkët për Tiranën

admin
Last updated: 28/11/2026 14:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se opozita duhet të bashkohet për zgjedhjet e ardhshme lokale për të dalë me një kandidat të përbashkët për bashkinë e Tiranës.

Në një konferencë për mediet në selinë e PD-së, Berisha bëri të ditur se pritet të nisin negociatat me partitë e tjera opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët elektoral.

“Aty në protestë kanë qenë nga të gjitha partitë politike dhe qytetarët pa parti. Të jemi realistë, protesta ka qenë një bashkim i paprecedentë.Të ulemi në diskutim pa asnjë paragjykim dhe të zgjedhim kandidaturën më të përshtatshme për qytetarët e Tiranës”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së tha se bashkimi i opozitës duhet të mbështetet në vullnetin e përbashkët për t’u përballur me qeverinë, duke nënvizuar se secila forcë politike duhet të vendosë nëse e konsideron qeverisjen aktuale një rrezik për vendin.

“Ndërkombëtarët, miqtë e vërtetë, kanë një këshillë: Bashkohuni si opozitë! Të bashkohemi në pluralitetin tonë, në identitetet tona, por të bashkohemi kundër një të keqeje më të madhe”, tha Berisha.

I pyetur edhe për qëndrimin e PD-së ndaj identifikimit elektronik të votuesve, Berisha tha se kjo teknologji është shoqëruar me akuza për abuzime serioze.

“Identifikimi elektronik është akuzuar për abuzime shumë serioze. Deri dhe për çipe që informojnë se kush votoi dhe kush s’votoi, e të tjera me radhë”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028
Next Article Katër shenja të horoskopit që do të marrin një vendim të rëndësishëm deri në fund të nëntorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?