By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët
Sport

Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët

admin
Last updated: 28/11/2026 14:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Futbollisti i Villarrealit, Santi Comesana, ka kritikuar publikisht Barcelonën dhe Real Madridin, duke pretenduar se dy gjigantët e futbollit spanjoll përfitojnë nga vendimet e gjyqtarëve.

Deklaratat e tij erdhën pas humbjes 3-2 të Villarrealit ndaj Barcelonës fundjavën e kaluar, ku mesfushori shprehu pakënaqësitë e tij për mënyrën se si gjyqtarët trajtojnë skuadrat e mëdha në La Liga.

Këtyre pretendimeve u është përgjigjur trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i cili në konferencën për shtyp të së hënës e kritikoi Comesanën për përfshirjen e Realit në të njëjtin diskutim me Barcelonën.

“Ai ka amnezi. Ne fituam 1-0 kundër Villarrealit dhe Vinicius mori karton të kuq. Si mund të na vendosë neve dhe Barcelonën në të njëjtën situatë? Në rregull, le ta bëjë këtë, por të mos na vendosë në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për rastin Negreira”, deklaroi Mourinho.

Çfarë është rasti Negreira?

Rasti Negreira është një nga skandalet më të mëdha që ka tronditur futbollin spanjoll. Në qendër të tij janë pagesat që Barcelona i bëri për rreth 17 vjet, ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave në Spanjë, Jose Maria Enriquez Negreira.

Klubi katalunas ka pranuar se ka kryer pagesa për raporte dhe shërbime këshilluese lidhur me arbitrimin, duke mohuar se ka paguar për të ndikuar në vendimet e gjyqtarëve.

Megjithatë, autoritetet gjyqësore spanjolle kanë hetuar nëse këto pagesa kishin për qëllim sigurimin e trajtimit të favorshëm nga gjyqtarët. Real Madridi, ndërkohë, ka qenë një nga klubet që ka kërkuar vazhdimisht sqarimin e plotë të këtij rasti.

Mourinho, përmes kësaj deklarate, bëri dallimin mes vendimeve të diskutueshme të arbitrave në ndeshje të veçanta dhe çështjes Negreira, duke kundërshtuar që Real Madridi të vendoset në të njëjtin kontekst me Barcelonën. 

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dyshime për lojë të kurdisur në Big Brother – Bejta pranon se nuk dëshiron të qëndrojë me Kledjan
Next Article Kasami pret nxënësit e shkollës “Andreja Saveski – Kikish”, uron dy talentet për sukseset e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?