By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin
Shqipëri

Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

admin
Last updated: 28/11/2026 14:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur se nuk ia beson kryeministrit Edi Rama operacionin e këmbës.

Sipas Ndrecës, dyshimet e Veliajt janë të kuptueshme, pasi operacioni në Spitalin Memorial në Fier organizohet nga i njëjti institucion që, sipas tij, ka përgjegjësi për internimin politik të kryebashkiakut.

Ndreca tha se ndërhyrja kirurgjikale ishte planifikuar pa dijeninë dhe miratimin e tyre, duke theksuar se asnjë vizitë apo operacion nuk mund të organizohet pa konfirmimin e pacientit.

Ai ngriti shqetësime për mënyrën se si Drejtoria e Burgjeve ka trajtuar këtë çështje, duke kujtuar se një person i paraburgosur ka të drejtën të zgjedhë mjekun e tij, me shpenzimet personale.

Ndreca theksoi se është e kuptueshme që Veliaj të ketë rezerva për një ndërhyrje kirurgjikale nën narkozë, kur organizimi i saj bëhet nga i njëjti institucion që, sipas pretendimeve të tij, ka qenë i përfshirë në transferimin e tij.

‘Veliaj nuk është i sigurt se çfarë mund të ndodhë gjatë një operacioni që është organizuar nga i njëjti institucion që, sipas tij, e ka internuar. Ndaj mund të ketë dyshimet e veta, pasi bëhet fjalë për një operacion nën narkozë dhe nuk mund t’ia besojë të njëjtit organ që ka bërë transferimin, nisur nga ato që Gogu i ka konfirmuar, pra nga zoti Rama’, tha Ndreca.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Brenda dy vitesh qeverisje, ne kemi bërë më shumë se BDI për 20 vite në pushtet
Next Article Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës, dërgohet në QKUK

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?