By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Barcelona ia cakton çmimin Baldes, tre gjigantë evropianë bëhen gati për transferimin e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Barcelona ia cakton çmimin Baldes, tre gjigantë evropianë bëhen gati për transferimin e tij
Sport

Barcelona ia cakton çmimin Baldes, tre gjigantë evropianë bëhen gati për transferimin e tij

admin
Last updated: 28/11/2026 14:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Barcelona po përgatitet të ndahet nga Alejandro Balde gjatë afatit kalimtar të janarit, me Manchester Unitedin, Chelsean dhe Juventusin që kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë.

Sipas gazetës spanjolle SPORT, drejtuesit e klubit katalunas tashmë kanë vendosur se Balde nuk është pjesë e planeve të tyre afatgjata, por po e menaxhojnë me kujdes situatën për të mos dëmtuar vlerën e tij në treg.

Pavarësisht rolit të reduktuar nën drejtimin e Hansi Flickut, Barcelona vazhdon ta mbështesë publikisht futbollistin, në mënyrë që të mos krijojë probleme në raportet me të dhe përfaqësuesit e tij.

Në vend që ta shtyjnë drejtpërdrejt drejt largimit, katalunasit shpresojnë që vetë lojtari të kërkojë largimin. Madje, atij i është bërë e ditur se klubi nuk do t’i dalë pengesë nëse vendos të largohet.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, kishte sugjeruar largimin edhe gjatë verës, por atëherë Balde kishte këmbëngulur për të luftuar për vendin e tij në Barcelonë. Tani, sipas raportimeve, Mendes e ka bindur se një aventurë e re mund të jetë zgjidhja më e mirë për karrierën e tij.

Përfaqësuesi portugez së fundmi ka udhëtuar drejt Barcelonës për të diskutuar me rrethin e futbollistit, ndërsa ka shqyrtuar mundësitë për një transferim në Ligën Premier ose në Itali.

Manchester United dhe Chelsea janë ndër klubet që po e monitorojnë situatën, pasi synojnë të përforcohen në krahun e majtë të mbrojtjes. Interesim për të ka shfaqur edhe Juventusi.

Barcelona preferon shitjen përfundimtare dhe ia ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh mbrojtësit, por Balde mund të preferojë një huazim me mundësi blerjeje. Vendimi përfundimtar pritet të varet edhe nga dëshira e vetë lojtarit.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një vit pa të – familja organizon një mbrëmje përkujtimore në nder të Shpat Kasapit
Next Article Mickoski: Do të miratohet ligj special për banesa më të lira prej 20% për çiftet e reja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?