By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro
Sport

Arsenali përgatit pesë goditje në afatin e janarit, në listë edhe ylli që kushton mbi 80 milionë euro

admin
Last updated: 28/11/2026 14:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Arsenali ka identifikuar pesë objektiva për afatin kalimtar të janarit, me synimin për të përforcuar skuadrën e Mikel Artetës dhe për të rritur konkurrencën në disa pozita, në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur për Ligën e Kampionëve.

Contents
Antonio Nusa, prioriteti kryesor që mund të kushtojë mbi 80 milionë euroFinn Jeltsch, qendërmbrojtësi që kushton 50 deri në 60 milionë euroMaxim De Cuyper, mbrojtësi i majtë që kërkohet nga gjashtë gjigantëNicolo Tresoldi, golashënuesi që mund të kushtojë 50 milionë euroEli Junior Kroupi, zëvendësuesi i mundshëm i Kai Havertz

Megjithatë, londinezët nuk pritet t’i transferojnë të pesë futbollistët, por të gjithë janë pjesë e listës së objektivave të klubit.

Sipas raportimeve të Football.london, BILD, TEAMtalk, Het Laatste Nieuws dhe 90min, drejtuesit e Arsenalit po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të pesë emrave të njohur të futbollit evropian: Antonio Nusa, Finn Jeltsch, Maxim De Cuyper, Nicolò Tresoldi dhe Eli Junior Kroupi.

Antonio Nusa, prioriteti kryesor që mund të kushtojë mbi 80 milionë euro

Sulmuesi anësor norvegjez i Leipzigut është objektivi numër një i Arsenalit në repartin ofensiv, sipas gazetarit Tom Canton.

Megjithatë, klubi gjerman nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij në janar dhe synon ta mbajë deri në verë, kur mund të kërkojë mbi 80 milionë euro për kartonin e tij.

Finn Jeltsch, qendërmbrojtësi që kushton 50 deri në 60 milionë euro

Arsenali po e përcjell nga afër qendërmbrojtësin gjerman Finn Jeltsch, për të cilin Stuttgart mund të kërkojë nga 50 deri në 60 milionë euro gjatë verës.

Largimi i tij në janar konsiderohet pothuajse i pamundur, ndërsa në garë janë edhe Manchester United, Juventusi dhe Bayern Munichu.

Maxim De Cuyper, mbrojtësi i majtë që kërkohet nga gjashtë gjigantë

Arsenali është i interesuar edhe për reprezentuesin belg Maxim De Cuyper, i cili ka regjistruar 28 paraqitje dhe katër gola me kombëtaren.

Brightoni, që ka kontratë me të deri në vitin 2030, kërkon rreth 60 milionë euro. Për të interesohen edhe Liverpooli, PSG-ja, Milani, Juventusi dhe Roma.

Nicolo Tresoldi, golashënuesi që mund të kushtojë 50 milionë euro

Sulmuesi i Club Brugge, Nicolo Tresoldi, është një tjetër emër në listën e Arsenalit. Ai ka shënuar 16 gola këtë sezon, pesë prej tyre në Ligën e Kampionëve.

Klubi belg dëshiron ta mbajë deri në verë, ndërsa vlera e tij e përfolur në treg arrin rreth 50 milionë euro.

Eli Junior Kroupi, zëvendësuesi i mundshëm i Kai Havertz

Arsenali ka rikthyer interesimin për sulmuesin francez Eli Junior Kroupi, i cili mund të luajë në disa pozita në repartin ofensiv. Ai shihet si një alternativë për Kai Havertzin, në rast të largimit të gjermanit.

Megjithatë, Bournemouthi nuk dëshiron ta shesë në janar, ndërsa për Kroupin interesohen edhe Barcelona, Tottenhami dhe PSG-ja.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tre talentët e mëdhenj të Boca Juniors që kanë në radarin e klubeve kryesore të Evropës
Next Article Dyfishohet pagesa për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?