By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K

admin
Last updated: 28/11/2026 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 nëntor, Argument – Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit të Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K).

Këtë sistem, OEK-u e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës financiare dhe lehtësimit të transaksioneve për bizneset dhe qytetarët.

Në një komunikatë për media, Oda ka bërë të ditur se përmes këtij sistemi do të mundësohen transfere të menjëhershme financiare, në kohë reale, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Sipas Odës, funksionalizimi i TIPS-K pritet të ndikojë pozitivisht në aktivitetin e bizneseve, veçanërisht në përmirësimin e likuiditetit dhe përshpejtimin e qarkullimit të mjeteve financiare.

“Mundësia e kryerjes së pagesave në kohë reale është veçanërisht e rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet bizneseve, furnitorëve dhe partnerëve afaristë, duke kontribuar në rritjen e besueshmërisë dhe sigurisë në transaksionet tregtare”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike e Kosovës ka theksuar se digjitalizimi dhe modernizimi i shërbimeve financiare janë të rëndësishme për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Në këtë drejtim, Oda ka vlerësuar angazhimin e Bankës Qendrore të Kosovës, bankave komerciale dhe institucioneve partnere që kanë kontribuar në funksionalizimin e këtij sistemi.

Po ashtu, ka bërë thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në mënyrë që përfitimet nga sistemi i ri të jenë të qasshme për të gjitha bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve
Next Article Juventusi i hapur për shitjen e Zhegrovës në janar, Spalletti miraton largimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?