By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AKSK propozon ekipe sektoriale për reagimin ndaj incidenteve kibernetike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > AKSK propozon ekipe sektoriale për reagimin ndaj incidenteve kibernetike
Shqipëri

AKSK propozon ekipe sektoriale për reagimin ndaj incidenteve kibernetike

admin
Last updated: 28/11/2026 14:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me mbështetjen e DCAF-it, zhvilloi një takim me operatorët e rinj të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

AKSK informon se në fokus ishin përgjegjësitë që vijnë me këtë status dhe mënyra se si operatorët do të bashkëpunojnë me AKSK-në për të mbrojtur sistemet e tyre dhe për të reaguar në kohë ndaj incidenteve kibernetike.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKSK-së, Bledar Kazia, ndër të tjera, shpjegoi ndryshimet e propozuara në ligjin “Për sigurinë kibernetike”, të cilat parashikojnë që AKSK-ja të ngrejë ekipe sektoriale për reagimin ndaj incidenteve kibernetike (CSIRT). Operatorët e çdo sektori do të kenë kështu një ekip të dedikuar me të cilin mund të ndajnë informacion për kërcënimet, të koordinojnë reagimin në rast incidenti dhe të ndjekin zbatimin e masave mbrojtëse.

Sipas Kazias, projektligji parashikon edhe rritjen e gjobave dhe detyrime shtesë për operatorët që, kur është teknikisht e mundur, të trajtojnë dobësitë e identifikuara në sistemet e tyre dhe të bllokojnë treguesit e komprometimit dhe të sulmit.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i DCAF-it, Rudens Kagjini, vlerësoi bashkëpunimin shumëvjeçar me AKSK-në dhe shprehu gatishmërinë për ta vijuar këtë partneritet edhe në vitin 2027, me fokus te forcimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike.

Në vijim, AKSK do të zhvillojë takime të veçanta me operatorët e secilit sektor për t’i njohur me kërkesat e propozuara dhe për të diskutuar se si mund të përgatiten për zbatimin e tyre.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski–Varnes: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit mes RMV-së dhe SHBA-së
Next Article Vitia takohet me ambasadorin e Sllovenisë, diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?