By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB e identifikoi personin i cili e ka kërcënuar gazetarin, do të vijojë parashtresa përkatëse drejtuar prokurorisë kompetente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > MPB e identifikoi personin i cili e ka kërcënuar gazetarin, do të vijojë parashtresa përkatëse drejtuar prokurorisë kompetente
Kronika

MPB e identifikoi personin i cili e ka kërcënuar gazetarin, do të vijojë parashtresa përkatëse drejtuar prokurorisë kompetente

admin
Last updated: 28/11/2026 14:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vepruar pas denoncimit të gazetarit dhe moderatorit të podkastit debatues „Pretres“ , Kristijan Landov, lidhur me kërcënimet e dërguara përmes rrjetit social „Facebook“.

Me fjalë të tjera, më 19.11.2026, nën publikimin në faqen e Facebook-ut „Pretres.mk“, që ka të bëjë me emisionin „Pretres” me Landovin, është publikuar një koment kërcënues, të cilin denoncuesi e ka perceptuar si kërcënim ndaj sigurisë së tij fizike dhe si përpjekje për ta frikësuar për shkak të punës së tij profesionale.

Duke vepruar në bazë të denoncimit, Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale ka ndërmarrë menjëherë masa dhe aktivitete për sigurimin e provave relevante dhe identifikimin e identitetit të personit i cili e kishte publikuar komentin. Me këtë rast, është konstatuar se bëhet fjalë për I.M. (38) nga Kërçova.

Në koordinim me SPB Ohër, përmes Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Kërçovë, personi është ftuar në bisedë informative, që është zhvilluar më 23.11.2026. Gjatë bisedës, personi ka konfirmuar se është përdorues i profilit nga i cili është publikuar komenti kërcënues.

Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ndërsa janë duke vijuar aktivitetet për sigurimin dhe grumbullimin e provave plotësuese elektronike të nevojshme për procedurën, pas çka në prokurorinë kompetente do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Ministria e Punëve të Brendshme i kushton vëmendje të veçantë denoncimeve për kërcënime dhe frikësime ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale i trajton këto denoncime si raste me prioritet, duke pasur parasysh rëndësinë e lirisë së shprehjes, pavarësisë së punës gazetareske dhe sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias në hapësirën digjitale.

You Might Also Like

Me pistolet nën kërcënim grabiti gati 790 mijë denarë në kazino të Shkupit, policia në shtëpinë e tij gjeti vetëm 300 mijë

Gruaja nga Gostivari u rrah brutalisht, Prokuroria aktivizon procedurën urgjente për dhunë familjare

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Çka ki të kryme përveç pe din ti”, Anjeza thumbon Fuegon – ja si reagoi ai
Next Article Prindërit, mësuesit dhe nxënësit nën kërcënime telefonike nga një prind në “Aerodrom”, Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?