By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Dyshova”, Bleoni tregon si u përfshi në rastin e mashtrimit të dyshuar prej 190 mijë eurosh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Dyshova”, Bleoni tregon si u përfshi në rastin e mashtrimit të dyshuar prej 190 mijë eurosh
Kosovë

“Dyshova”, Bleoni tregon si u përfshi në rastin e mashtrimit të dyshuar prej 190 mijë eurosh

admin
Last updated: 28/11/2026 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjilan, 24 nëntor, Argument – Rasti i Endrit Azemit, i cili dyshohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia akute, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa në këtë histori janë përmendur edhe dy emra të njohur të rrjeteve sociale, Bleoni dhe Laurita.

Pas arrestimit të Azemit, i cili dyshohet se përmes fushatës për trajtimin e tij mblodhi afro 190 mijë euro, komentues të shumtë nisën të hidhnin akuza ndaj dyshes, duke ngritur dyshime për përfshirjen e tyre në këtë rast.

Në një prononcim për Prive by LS, Bleoni ka sqaruar se si ai dhe Laurita u përfshinë në fushatën për mbledhjen e ndihmave, duke treguar se fillimisht ishte kontaktuar nga një person i afërt me Azemin.

Ai ka treguar se në fillim kishte qenë skeptik, mirëpo pasi familjarët e Azemit i kishin prezantuar dokumentacionin mjekësor nga Turqia, ishte bindur dhe kishte vendosur ta shpërndante thirrjen për ndihmë.

Bleoni ka theksuar se ishte tërhequr nga kjo fushatë që të martën e kaluar, pasi kishte nisur të dyshonte dhe nuk po arrinte të kontaktonte me Azemin.

Madje, ai ka bërë të ditur se posedon pamje nga kamerat e lokalit të tij, si dhe incizime të bisedave me familjarët e Azemit, të cilat, sipas tij, dëshmojnë komunikimin që kishte pasur me ta.

Teksa ka shprehur keqardhje për të gjithë qytetarët që kontribuan me qëllimin për të ndihmuar, Bleoni ka mohuar se kishte dijeni për mashtrimin e dyshuar, duke thënë se edhe vetë ishte vënë në lajthim.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar Endrit Azemit masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërthim me makinë-bombë pranë selisë së qeverisë në Kolumbi, plagosen 23 persona
Next Article De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?