By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në pritjen për 28 Nëntorin, Kurti flet për historinë, pavarësinë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Në pritjen për 28 Nëntorin, Kurti flet për historinë, pavarësinë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë
Kosovë

Në pritjen për 28 Nëntorin, Kurti flet për historinë, pavarësinë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit, ka mbajtur një fjalim në të cilin ka kujtuar rrugëtimin historik të shqiptarëve drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti ka theksuar se 28 Nëntori i vitit 1912 shënoi shpalljen e një aspirate që, sipas tij, vazhdon të mbetet e rëndësishme edhe sot.

“Më 28 Nëntor 1912 Kuvendi i përfaqësuesve të kombit shqiptar i mbledhur në Vlorë shpalli një aspiratë që ka mbetur e tillë edhe në ditët tona. Ajo është që Shqipëria ‘të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme’”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka rikujtuar periudhat e pushtimit dhe regjimet shtypëse që kanë përjetuar shqiptarët, duke përmendur edhe gjenocidin e viteve 1998-1999 në Kosovë.

“Gjenocidi më i fundit ndaj kombit tonë shqiptar u ndërmor në vitet 1998-1999 në Kosovë, mandej në qershor u çliruam me luftë dhe Republika e Kosovës u shpall shtet sovran në shkurt të vitit 2008”, ka thënë Kurti.

Duke folur për shtetësinë e Kosovës dhe raportet me Shqipërinë, kryeministri ka theksuar se pavarësia shtetërore nuk e zbeh lidhjen kombëtare.

“Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar, prandaj marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë i kemi konsideruar gjithnjë vëllazërore dhe strategjike për kombin tonë mbarë, por njëkohësisht edhe për paqen e sigurinë në Evropën Juglindore”, ka deklaruar ai.

Kurti ka bërë të ditur se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është shtrirë në shumë fusha, ndërsa ka përmendur edhe numrin e marrëveshjeve të arritura.

“E si institucione, posaçërisht si Qeveri, ne bashkëpunojmë: janë nënshkruar, zbatuar apo po zbatohen, 190 marrëveshje gjithsej ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ato përfshijnë fusha të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë: arsimin, ekonominë, energjinë, infrastrukturën, bujqësinë, shëndetësinë, sigurinë, kulturën, diasporën dhe shumë fusha të tjera”, ka theksuar Kurti.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes perëndimore për Kosovën.

“Ne nuk e harrojmë kurrë po ashtu ndihmesën e aleatëve perëndimorë për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe gjithnjë punojmë për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe e shumëpalëshe me Shtetet e Bashkuara, me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar, me Kanadanë, Turqinë, Japoninë, Zvicrën e të tjera”, ka deklaruar kryeministri.

Në fjalimin e tij, Kurti ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës në fushën e sigurisë ndërkombëtare dhe mbështetjen për Ukrainën përballë pushtimit rus.

“Kosova, porsi Shqipëria, e ka treguar veten si një partner i besueshëm për ruajtjen dhe promovimin e paqes, në Evropë dhe në botë. Ajo ka dhënë ndihmesën e vet në dënimin e pushtimit rus të Ukrainës dhe në stërvitjet e NATO-s e të partnerëve të saj për sigurinë në Evropë”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, Kosova, ndonëse ende nuk është anëtare e NATO-s, ka përmbushur për katër vjet radhazi kriterin e investimeve në siguri në nivelin prej dy për qind të Bruto Produktit Vendor.

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, kryeministri ka rikujtuar disa nga ngjarjet që i cilësoi si themele të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 10 qershor 1878, Kongresi i Alfabetit në Manastir më 22 nëntor 1908 dhe 28 Nëntori i shumëfishtë – i Flamurit dhe Skënderbeut në Krujë në 1443, i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ismail Qemalit në Vlorë në 1912, e i UÇK-së e kryekomandantit Adem Jashari në Drenicë në fund të shekullit të kaluar – janë dhe do të jenë përgjithmonë themelet e kombit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përfunduar duke uruar qytetarët e Kosovës, shqiptarët kudo që jetojnë dhe miqtë ndërkombëtarë për Ditën e Flamurit.

“Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe të gjithë miqtë tanë të huaj për Ditën e Flamurit, që simbolizon vullnetin e kombit për mëvetësi, liri e pavarësi!”, ka thënë Kurti.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali merr pjesë në pritjen për Festën Kombëtare të Rumanisë
Next Article Gjorgievski u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër fushatës për pastrimin e Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?