By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
Kosovë

Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së

admin
Last updated: 28/11/2026 14:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 25 nëntor, Argument – Qeveria e Kosovës ka publikuar të dhënat për investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar rritjen e numrit të ushtarëve, zgjerimin e kapaciteteve ushtarake dhe blerjen e pajisjeve moderne të mbrojtjes.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Qeveria, numri i ushtarëve të rekrutuar është rritur për 2,705, ndërsa FSK-ja, sipas saj, ishte trashëguar me 2,200 ushtarë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se 3,325 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar në akademitë e shteteve aleate, ndërsa trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar.

Në vitin 2025, Kosova ishte nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare, Defender Europe.

Në kuadër të investimeve në kapacitetet mbrojtëse, Qeveria ka renditur një sërë sistemesh armatimi dhe pajisjesh ushtarake.

Në kategorinë e raketave dhe artilerisë përfshihen sistemi kundërtank Javelin, artileria mobile HAWKEYE 105 mm, sistemet Panzerfaust 3, OMTAS dhe HAR-66, si dhe mortajat 60 mm, 81 mm dhe 120 mm.

Në këtë listë është edhe sistemi automatik i mortajës ASELSAN ALKAR 120 mm, i integruar në automjetin ushtarak BMC Vuran.

Sa i përket mjeteve ajrore pa pilot, janë përfshirë dronët luftarakë Bayraktar, dronët amerikanë PUMA, si dhe mijëra dronë Skydagger 7 dhe 15 inç.

Në aspektin e logjistikës, janë siguruar 15 kamionë multifunksionalë Rheinmetall, prej të cilëve 10 janë blerë dhe pesë janë pranuar si donacion. Po ashtu, është siguruar armatim dhe municion nga shtatë shtete aleate.

Qeveria thekson se gjatë kësaj periudhe është zgjeruar edhe arsenali i armëve të FSK-së. Sipas saj, për 12 vjet Forca e Sigurisë së Kosovës kishte vetëm një lloj pushke, të prodhuar nga Heckler & Koch, dhe një lloj pistolete, Glock. Ndërsa gjatë qeverisjes aktuale, arsenali është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi, duke përfshirë pushkë individuale, mitralozë të rëndë dhe të lehtë, si dhe pushkë moderne snajperësh.

Në fushën e industrisë së mbrojtjes, Qeveria njofton se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë, e cila do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe do të prodhojë me markë vendore.

Gjithashtu, është bërë e ditur se po zhvillohet bashkëpunimi me sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për prodhimin e mjeteve ajrore dhe tokësore pa pilot, dronëve FPV, si dhe pajisjeve dhe municioneve të tjera ushtarake.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve
Next Article Belgjika hap fabrikën më të madhe të satelitëve në Evropë, synon të rivalizojë Starlink

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?