By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Goce Sedlloski largohet nga posti i seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Goce Sedlloski largohet nga posti i seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll
Sport

Goce Sedlloski largohet nga posti i seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll

admin
Last updated: 28/11/2026 14:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka njoftuar se Goce Sedlloski nuk është më seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë. Nga FFM bëjnë të ditur se kontrata me të është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

Në njoftimin e Federatës thuhet:

“Ndonjëherë në futboll, pavarësisht përvojës, përkushtimit dhe qëllimeve të mira, gjërat thjesht nuk shkojnë ashtu siç dëshirojnë të gjithë. Konsiderojmë se në këtë moment, ndarja është zgjidhja më e mirë në interes të përfaqësueses, por edhe të Goce Sedlloskit, pa presion shtesë dhe komente negative, të cilat nuk duhet të jenë barrë për një njeri që ka lënë gjurmë të thella në futbollin maqedonas.

Goce nuk është vetëm një seleksionues që drejtoi përfaqësuesen gjatë një periudhe të caktuar.

Ai është një nga trajnerët më të trofeshëm, kapiten legjendar dhe njeri që prej vitesh është pjesë e historisë dhe zhvillimit të futbollit tonë.

Ndoshta momenti kur mori drejtimin e përfaqësueses nuk ishte ideal. Ndoshta pritshmëritë e larta, në raport me realitetin, rrethanat dhe rezultatet, nuk u përputhën me atë që dëshironim të gjithë. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon meritën e tij dhe as kontributin që ka dhënë për futbollin”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

Sedlloski u emërua seleksionues i ri më 22 dhjetor 2025, ndërsa debutimin e pati kundër Danimarkës, në gjysmëfinalen e ndeshjeve shtesë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ku Maqedonia pësoi humbje me rezultat 4:0.

Gjatë 10 ndeshjeve në krye të përfaqësueses, Sedlloski nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore. Maqedonia shënoi dy barazime dhe pësoi tetë humbje, duke realizuar vetëm një gol.

Rezultatet e Goce Sedlloskit si seleksionues i Maqedonisë:

26.03.2026: Danimarkë – Maqedoni 4:0

31.03.2026: Irlandë – Maqedoni 0:0

29.05.2026: Bosnja dhe Hercegovina – Maqedoni 0:0

01.06.2026: Turqi – Maqedoni 4:0

26.09.2026: Maqedoni – Zvicër 0:3

29.09.2026: Slloveni – Maqedoni 2:0

03.10.2026: Maqedoni – Skoci 0:2

06.10.2026: Zvicër – Maqedoni 3:0

13.11.2026: Skoci – Maqedoni 2:1

16.11.2026: Maqedoni – Slloveni 0:3

Bilanci i përgjithshëm: 10 ndeshje, 0 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje. Diferenca e golave: 1:23.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence
Next Article Filipçe: Le të hetohet sërish rasti i spitalit modular në Tetovë, e di si kam punuar unë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?