By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sveçla merr pjesë në ceremoninë e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tokio, takon zyrtarë të lartë japonezë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sveçla merr pjesë në ceremoninë e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tokio, takon zyrtarë të lartë japonezë
Kosovë

Sveçla merr pjesë në ceremoninë e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tokio, takon zyrtarë të lartë japonezë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës (MPB), Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar në Tokio të Japonisë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në këtë ceremoni mori pjesë me ftesë të ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, Ermal Muça, dhe bashkëshortes së tij.

Me këtë rast, ministri Sveçla bëri të ditur se ambasadorit Muça ia përcolli urimet për këtë përvjetor të rëndësishëm për kombin shqiptar.

Gjatë ceremonisë, në mesin e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve japoneze dhe ndërkombëtare, Sveçla pati mundësinë të bashkëbisedojë me zyrtarë të lartë japonezë, përfshirë zëvendësministren parlamentare të Punëve të Jashtme, Akiko Ikuina, ministrin e Shtetit, Minoru Kiuchi, si dhe të ritakohet me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve të Japonisë, Hisayuki Fujii.

Ai gjithashtu përshëndeti deputeten e Parlamentit japonez, Seiko Kudo, dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Japoni, Giorgio Aliberti.

Në postimin e tij, Sveçla ka vlerësuar rëndësinë historike të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar se ajo përfaqëson sakrificën, qëndresën dhe përpjekjet e brezave për liri e çlirim.

Ai ka theksuar se kjo datë mbetet dëshmi e idealeve dhe rrugëtimit të përbashkët, si dhe e lidhjes së pandashme mes shqiptarëve, kudo që jetojnë.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 7 shenjat që mund të paralajmërojnë kancerin në mushkëri
Next Article Matt Damon flet për rikthimin në shtëpi pas xhirimeve të “The Odyssey”: Familja mësohet të funksionojë pa ty

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?