By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja kërkon konsultim për çdo ndryshim të ligjit për Specialen: Mandati dhe pavarësia e saj të respektohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > BE-ja kërkon konsultim për çdo ndryshim të ligjit për Specialen: Mandati dhe pavarësia e saj të respektohen
Kosovë

BE-ja kërkon konsultim për çdo ndryshim të ligjit për Specialen: Mandati dhe pavarësia e saj të respektohen

admin
Last updated: 28/11/2026 14:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Bashkimi Evropian ka reaguar pas nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara të Kosovës duke theksuar se pret të konsultohet për çdo nismë të re që synon ndryshimin e legjislacionit për Speciale.

Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i BE-së ka thënë se ky është një zhvillim të cilin Bashkimi Evropian po e përcjell nga afër.

Sipas BE-së, mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të respektohen plotësisht dhe pa asnjë rezervë.

“Ne kemi marrë parasysh njoftimin e fundit të autoriteteve të Kosovës se mund të përgatitet një projektligj i ri për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kjo është një çështje të cilën Bashkimi Evropian vazhdon ta përcjellë nga afër. Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar me vendimet e Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015, që funksionon në kuadër të sistemit juridik të Kosovës dhe është i sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës. Mandati aktual dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht dhe pa asnjë rezervë. Në frymën e shkëmbimit të letrave të vitit 2014 ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe Presidentes së Kosovës, presim që të konsultohemi për çdo nismë të re që synon ndryshimin e legjislacionit” thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së. Nga Bashkimi Evropian kanë theksuar gjithashtu se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themelore, përfshirë ato të viktimave dhe dëshmitarëve, mbeten të një rëndësie të jashtëzakonshme. Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themelore, përfshirë të drejtat e viktimave dhe dëshmitarëve, mbeten të një rëndësie të jashtëzakonshme”, thanë për Radio Dukagjinin.

Lidhur me projektligjin e ri për Gjykatën Speciale, kryeministri Albin Kurti në fillim të kësaj jave ka deklaruar se po pret që ekspertët ta përfundojnë draftin e ri për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ushtruesja e detyrës e kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ditë më parë ka thënë se në takim me kryeministrin Albin Kurti janë dakorduar që këtë javë të vazhdojë iniciativa e re ligjore për Dhomat e Specializuara.

Seanca për rishqyrtimin e ligjit për Specialen të cilin e ktheu në Kuvend nga presidentja, Justina Shiroka-Pula është shtyrë në Kuvendin e Kosovës. /RadioDukagjini/

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kostadinovskit i mbaron mandati, Gjykata Kushtetuese do të zgjedh kryetar të ri
Next Article Ana Kostic dhe Aldin Shabani zgjidhen anëtarë të Bordit të RTK-së, për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar përsëritet konkursi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?