By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limaj: Beteja për drejtësi nuk duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, por e përbashkët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Limaj: Beteja për drejtësi nuk duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, por e përbashkët
Kosovë

Limaj: Beteja për drejtësi nuk duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, por e përbashkët

admin
Last updated: 28/11/2026 14:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ngritja e obeliskut në nderim të Jakup Krasniqit në Negroc të Drenasit, përfaqëson mirënjohje për veprën dhe kontributin e tij për atdheun, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ceremonisë së përurimit të obeliskut dhe tri shkronjave të UÇK-së, Limaj ka thënë se porta e vendlindjes së Krasniqit simbolizon pikënisjen e rrugëtimit të tij, nga Negroci deri në shndërrimin në një personalitet me rëndësi kombëtare dhe historike.

Limaj ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë mirënjohje dhe respekt për veprën dhe angazhimin e njerëzve që kontribuuan për vendin.

“Sot është një simbolikë e rëndësishme. Kjo portë është portë që simbolizon vendlindjen e Jakup Krasniqit, dhe Baca Jakup ka dalë nga kjo portë për t’ia dhënë dritë, ide, vizion, për t’ia dhënë gjithë energjinë e vet shërbimit të atdheut. Pikënisja e tij është Negroci, është vendlindja, duke u kthyer në personalitet kombëtar me përmasa kombëtare e historike. Jeta dhe vepra e tij dhe njerëzve që kanë rrethuar bashkë me të, e përshkruan shumë mirë parafolësit e mi”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar se beteja që po zhvillohet në Hagë nuk duhet të shihet vetëm si betejë e Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, por si një betejë e përbashkët.

“Nga kjo portë, hyrje-dalje, kanë dalë e kanë hyrë komandanti legjendar, Fehmi Lladrovci, e qindra e qindra dëshmorë e bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë për të sjellë Kosovën ku jemi ne këtu sot. Kosova më shumë se kurrë sot i duhet mirënjohja, në çdo kohë e në çdo vend, na duhet më shumë se çdo gjë tjetër të shprehim mirënjohjen dhe respektin për veprën, për angazhimin që kanë bërë njerëzit tanë, dhe ne e shohim këtë obelisk si mirënjohje për angazhimin dhe veprimtarinë e Bacit Jakup. Ama beteja, beteja që atje po zhvillohet, nuk duhet të mbetet betejë vetëm e Jakupit, Hashimit, Kadrisë, Rexhës, Calit e Pjetrit. Ajo është beteja jonë e përbashkët”, tha Limaj.

Sipas Limajt, angazhimi për drejtësi dhe për të vërtetën duhet të vazhdojë me përkushtimin e të gjithëve.

“Gjërat nuk kanë përfunduar. Beteja vazhdon për drejtësi dhe ne duhet të gjithë së bashku t’ia japim krejt çka dimë e mundemi për t’i shërbyer të vërtetës sonë dhe drejtësisë sonë”, ka deklaruar Limaj.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksion policor në Gostivar, ndalohen dy shtetase argjentinase
Next Article Vëllai i Jakup Krasniqit për praninë e Eulex-it: Kush ndihet mirë me i hy një i huaj në shtëpi?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?