By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çitaku: Kemi miratuar strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel, drafti për Specialen është harmonizuar nga ekspertët juridikë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Çitaku: Kemi miratuar strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel, drafti për Specialen është harmonizuar nga ekspertët juridikë
Kosovë

Çitaku: Kemi miratuar strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel, drafti për Specialen është harmonizuar nga ekspertët juridikë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:50
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se janë shënuar zhvillime të reja në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, si dhe lidhur me iniciativën e re ligjore për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Çitaku ka njoftuar se tashmë është pranuar drafti i iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara, i cili është hartuar dhe harmonizuar nga ekspertë juridikë.

Ajo ka bërë të ditur se këtë draft ua ka prezantuar anëtarëve të grupit strategjik në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë.

“Sot, pas disa ditësh punë intensive, kam kënaqësinë t’ju konfirmoj disa zhvillime të reja dhe tejet të rëndësishme për mbrojtjen e çlirimtarëve tanë në Hagë dhe për iniciativën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Jo sepse konsideroj pse kemi bërë diçka të jashtëzakonshme, por sepse po përmbushim një detyrë dhe një premtim që kemi marrë publikisht para qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se drafti i iniciativës së re ligjore është pranuar dy ditë më parë, ndërsa një ditë më pas është prezantuar para të gjithë anëtarëve të grupit strategjik.

“E para: para dy ditësh kam pranuar draftin e iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara, të hartuar dhe të harmonizuar nga ekspertë juridikë. Dje, në mbledhjen e radhës të grupit strategjik, ua kam prezantuar këtë draft të gjithë anëtarëve të grupit”, ka thënë ajo.

Duke folur për përmbajtjen dhe qëllimin e kësaj iniciative, Çitaku ka theksuar se synimi është garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe krijimi i mekanizmave të mbikëqyrjes institucionale, pa ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit.

Ajo ka mohuar se iniciativa ka për qëllim shmangien apo pengimin e drejtësisë, duke theksuar se kërkesat e tyre lidhen me respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe parimeve të një procesi të drejtë gjyqësor.

“Qëllimi i iniciativës sonë mbetet i pandryshuar: të garantojmë një proces të drejtë gjyqësor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe mekanizma të mirëfilltë të mbikëqyrjes institucionale duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. Në asnjë moment — dhe kjo është shumë e rëndësishme të thuhet — në asnjë moment nuk kemi synuar t’i ikim drejtësisë apo ta pengojmë atë”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo e ka përsëritur se kërkesa e tyre është që Dhomat e Specializuara të veprojnë në përputhje me parimet mbi të cilat janë themeluar, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë e armëve dhe standardet evropiane.

“Po e ripërsëris. Kërkesa jonë është një dhe e pandryshueshme: që kjo gjykatë t’i respektojë parimet mbi të cilat është ndërtuar, të respektojë të drejtat e njeriut, të respektojë barazinë e armëve dhe të respektojë standardet evropiane”, ka theksuar ajo.

Në konferencë, Çitaku ka njoftuar edhe për miratimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në fazën e apelit.

Sipas saj, kjo strategji është hartuar me kontributin e ekspertëve, institucioneve dhe përfaqësuesve të të gjitha partive parlamentare shqiptare në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se tashmë ekziston një dokument i përbashkët, i cili do të shërbejë si bazë për organizimin e angazhimit të shtetit të Kosovës në këtë proces.

“E dyta. Dje në mbledhjen e grupit strategjik kemi miratuar strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel. Kjo strategji është hartuar me kontributin e ekspertëve, institucioneve dhe përfaqësuesve të të gjitha partive parlamentare shqiptare në Kuvendin e Kosovës. Tashmë kemi një dokument të përbashkët, mbi të cilin, mbi bazën e të cilit, shteti i Kosovës do të organizojë angazhimin e tij në këtë proces”, ka bërë të ditur Çitaku.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vizita e Krasniqit në Kosovë, Demaku: Ish-udhëheqësit e UÇK-së po vijnë vetëm për dhimbje
Next Article ETH Cyrihu zhvillon një sensor që vendoset në dhëmb dhe mundëson komunikimin e heshtur me inteligjencën artificiale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?