By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ETH Cyrihu zhvillon një sensor që vendoset në dhëmb dhe mundëson komunikimin e heshtur me inteligjencën artificiale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > ETH Cyrihu zhvillon një sensor që vendoset në dhëmb dhe mundëson komunikimin e heshtur me inteligjencën artificiale
Teknologji

ETH Cyrihu zhvillon një sensor që vendoset në dhëmb dhe mundëson komunikimin e heshtur me inteligjencën artificiale

admin
Last updated: 28/11/2026 14:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një teknologji e re e zhvilluar nga studiuesit e Institutit Federal të Teknologjisë në Cyrih (ETH Zürich) mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit komunikojnë me inteligjencën artificiale.

Bëhet fjalë për një sensor të vogël, të quajtur “InvisiSpeech”, i cili vendoset pranë një dhëmbi të pasmë dhe mundëson dërgimin e komandave pa shqiptuar asnjë fjalë dhe pa lëvizur buzët.

Pajisja funksionon duke regjistruar dridhjet shumë të vogla që krijohen në gojë kur përdoruesi formon fjalët me gjuhë, por pa i shqiptuar ato me zë.

Të dhënat transmetohen më pas në telefonin inteligjent, ku një model i inteligjencës artificiale i interpreton fjalët dhe i shndërron ato në komanda.

Sensori është zhvilluar nga studiuesit e laboratorit Sensing, Interaction & Perception Lab (SIPLAB), nën drejtimin e profesorit të shkencave kompjuterike në ETH Zürich, Christian Holz.

Pajisja vendoset si një mbajtëse e vogël mes dhëmballës së pasme dhe faqes, duke mbetur e padukshme nga jashtë, transmeton Telegrafi.

Ajo përmban sensorin, baterinë dhe pajisjet elektronike për transmetimin pa tela të të dhënave.

Në testimet e para, ku morën pjesë 15 persona, sistemi arriti të identifikojë saktë rreth 90 për qind të 50 komandave të paracaktuara në gjuhën angleze.

Sipas studiuesve, pajisja funksionoi me rezultate të mira edhe në ambiente me zhurmë, ndërsa për secilin përdorues nevojitej vetëm një kalibrim i shkurtër.

Teknologjia është testuar për disa funksione, përfshirë ndezjen dhe fikjen e pajisjeve përmes komandave të heshtura, marrjen e informacioneve gjatë një takimi dhe përkthimin e përmbajtjeve në gjuhë të huaja përmes syzeve inteligjente me inteligjencë artificiale.

Një nga synimet kryesore të studiuesve është që kjo pajisje të mundësojë biseda të natyrshme me inteligjencën artificiale, ngjashëm me komunikimin përmes zërit në asistentët virtualë.

Përdoruesit do të mund të formojnë pyetjet me gjuhë pa folur, ndërsa përgjigjet do t’i dëgjojnë përmes kufjeve.

Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme në transportin publik, në zyra apo në ambiente ku njerëzit dëshirojnë të komunikojnë me inteligjencën artificiale pa tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

Studiuesit theksojnë se pajisja nuk kërkon implantim apo ndërhyrje kirurgjikale dhe mund të vendoset e të hiqet lehtësisht.

Ndryshe nga ndërfaqet që lidhin trurin me kompjuterin, “InvisiSpeech” nuk mat sinjalet e trurit, por vetëm dridhjet e krijuara në gojë gjatë formimit të fjalëve.

Megjithatë, teknologjia ende nuk është plotësisht e gatshme për përdorim të përditshëm. Sfidat kryesore mbeten njohja e fjalive më të gjata dhe më komplekse, si dhe funksionimi i besueshëm gjatë ecjes apo lëvizjeve të shpejta.

Në zhvillimin e kësaj teknologjie, përveç ETH Zürich, kanë kontribuar edhe studiues nga Universiteti Aarhus në Danimarkë dhe Penn State University në SHBA.

Zhvillimi i “InvisiSpeech” paraqet një hap të ri në ndërveprimin mes njeriut dhe inteligjencës artificiale, duke hapur mundësi për komunikim më diskret, pa zë dhe pa pasur nevojë që njerëzit përreth të kuptojnë se përdoruesi po komunikon me një sistem të inteligjencës artificiale.

You Might Also Like

Sulm kibernetik ndaj AFP: Platforma AFP Forum në pezulë

Call of Duty humbi 42 për qind të lojtarëve pas publikimit të GTA 6

Microsoft ndez alarmin më të lartë pas kolapsit global të Outlook dhe Teams

Musk premton dy aksione të “SpaceX” për çdo fëmijë

WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çitaku: Kemi miratuar strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel, drafti për Specialen është harmonizuar nga ekspertët juridikë
Next Article Miteva paralajmëron linjë telefonike falas për viktimat e dhunës në familje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?