By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë, të gjithë çlirimtarët të kthehen sa më parë në atdhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë, të gjithë çlirimtarët të kthehen sa më parë në atdhe
Kosovë

Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë, të gjithë çlirimtarët të kthehen sa më parë në atdhe

admin
Last updated: 28/11/2026 14:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka falënderuar bashkëfshatarët dhe të gjithë kontribuuesit për ngritjen e obeliskut në nderim të babait të tij dhe tri shkronjave të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së përurimit, Altin Krasniqi ka thënë se obelisku do të mbetet simbol i përhershëm i respektit, mirënjohjes dhe kujtesës.

Ai ka falënderuar në veçanti komisionin e fshatit për iniciativën dhe angazhimin, si dhe kryetarin e fshatit, Gjon Krasniqi, për kontributin në realizimin e kësaj vepre.

Në emër të familjes, ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe respektin e vazhdueshëm që, sipas tij, u është dëshmuar familjarëve të Jakup Krasniqit.

Krasniqi ka thënë se kjo mbështetje ka domethënie të veçantë për familjen, pasi u jep forcë dhe dëshmon se solidariteti dhe mirënjohja e njerëzve mbeten të palëkundura edhe në kohë të vështira.

Në fund të fjalimit, ai ka shprehur shpresën se drejtësia do të triumfojë dhe se të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në Kosovë, pranë familjeve të tyre.

“Dëshiroj t’ju falënderoj secilin prej jush që kontribuuat dhe bët të mundur ngritjen e këtij obelisku, i cili do të mbetet një simbol i përhershëm i respektit, mirënjohjes dhe kujtesës sonë. Një falënderim i veçantë i takon edhe komisionit të fshatit për iniciativën dhe angazhimin e tyre, si dhe kryetarit të fshatit, Gjon Krasniqi, për përkushtimin dhe kontributin e dhënë në realizimin e kësaj vepre. Në emër të familjes sonë, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen, respektin dhe vlerësimin që e keni dëshmuar vazhdimisht, familjarët, kushërinjtë dhe mikut tuaj, Jakup Krasniqi. Për ne, kjo mbështetje ka një domethënie të veçantë. Ajo na jep forcë dhe na dëshmon se respekti, solidariteti dhe mirënjohja e njerëzve mbeten të palëkundura edhe në kohët më të vështira. Në fund, shpresoj dhe besoj se drejtësia do të triumfojë dhe të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në atdheun e tyre, pranë familjeve dhe njerëzve të tyre”, ka thënë Altin Krasniqi.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miteva paralajmëron linjë telefonike falas për viktimat e dhunës në familje
Next Article “2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE: Keni një avantazh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?