By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE: Keni një avantazh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE: Keni një avantazh
Shqipëri

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, Komisionerja Marta Kos tregon hapat kyçe drejt BE: Keni një avantazh

admin
Last updated: 28/11/2026 14:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Tiranë, tha se Shqipëria ka bërë një përparim shumë të mirë në rrugën dhe aspiratën e saj drejt Bashkimit Europian.

Ajo u bëri thirrje partive politike dhe shoqërisë që të bashkohen dhe jo thjesht të debatojnë, në mënyrë që të përmbushen këto aspirata. Ajo tha se një avantazh që ka Shqipëria është fakti që shumica e qytetarëve e mbështesin anëtarësimin në BE.

“Gjatë vitit të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vendi juaj i ka hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave në vetëm 13 muaj. Katër kapituj janë mbyllur tashmë. Presim që deri në fund të këtij viti të mbyllet gati një e katërta e të gjithë kapitujve të negociatave.

Ju keni ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe keni ngritur institucione për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo është baza për të fituar besimin e shteteve tona anëtare, që është i nevojshëm për të përmbyllur me sukses negociatat dhe për të marrë miratimin e të 27 vendeve anëtare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Shprehja më e dukshme e këtij besimi ishte miratimi, nga vendet anëtare, i raportit të vlerësimit të kritereve të ndërmjetme për sundimin e ligjit, në maj të këtij viti. 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë. Udhërrëfyesi që botuam në fillim të muajit dhe për të cilin folët, zoti Balla, tregon rrugën përpara. Por të gjithë e dimë se një udhërrëfyes në letër nuk është garanci. Sa më shumë i afrohemi anëtarësimit, aq më e rëndësishme bëhet të tregohet se institucionet funksionojnë dhe se ligjet zbatohen në praktikë.

Për shtetet tona anëtare, rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe përafrimi me legjislacionin mjedisor të BE-së, do të jenë ndër provat më vendimtare. Vëmendja do të jetë te zbatimi dhe te veprimet konkrete.

Në fushën e sundimit të ligjit, prova vendimtare do të jetë mënyra se si autoritetet u përgjigjen hetimeve, përfshirë rastet kur duhet të japin llogari edhe njerëzit me pushtet. Pikërisht në zbatim shihet nëse institucionet janë vërtet të pavarura dhe nëse shoqëria po ndryshon realisht.

E dimë se ngritja e institucioneve që japin llogari është ndër sfidat më të vështira për vendet kandidate. Është e vështirë kudo, edhe në shtetet tona anëtare. Ndryshime të tilla hasin gjithmonë në rezistencë. Ato kërkojnë një vullnet të madh politik.

Sipas meje, shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështet anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka mbështetjen më të lartë qytetare për anëtarësimin në BE ndër të gjitha vendet kandidate. Kjo mbështetje e gjerë ju jep mandatin politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Për ta ruajtur këtë mbështetje dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve, është e rëndësishme t’i përfshini ata në proces. Zbatimi i ligjeve të reja është thelbësor, por po aq rëndësi ka edhe mënyra se si hartohen ato.

Këtu qëndron rëndësia e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian. Ky Këshill është një hapësirë ku e ardhmja evropiane e Shqipërisë diskutohet hapur, ku dëgjohen pikëpamje të ndryshme dhe ku mund të gjendet mirëkuptim”, u shpreh ajo.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë, të gjithë çlirimtarët të kthehen sa më parë në atdhe
Next Article Bekim Sali: Reformat mund të sjellin deri në 338 milionë euro financim shtesë për tre vendet e rajonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?