By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ismaili: Opozita po përdor të miturit si “mish për top” në protesta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ismaili: Opozita po përdor të miturit si “mish për top” në protesta
Shqipëri

Ismaili: Opozita po përdor të miturit si “mish për top” në protesta

admin
Last updated: 28/11/2026 14:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, akuzoi sot opozitën në Kuvend për nxitjen e dhunës gjatë protestave, përfshirjen e të miturve në tubime dhe përhapjen e pretendimeve të pavërteta lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare, Ismaili deklaroi se dhuna nuk mund të justifikohet dhe as të trajtohet me standarde të dyfishta, duke e cilësuar atë si të pranishme si në sheshe, ashtu edhe në rrjetet sociale.

“Dhuna ka vetëm një perceptim, ka vetëm një emër, që është dhunë. Nuk mundet dot që të justifikohet dhuna as në sheshe, as online”, u shpreh ministrja.

Duke iu referuar të miturve të lënduar gjatë protestave, Ismaili kritikoi opozitën për përfshirjen e emrave të tyre në debatet parlamentare, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga organizatorët e tubimeve.

“Po si mundet dot të vini me krenari këtu të lexoni një listë të tërë emrash minorenësh? Pak njerëzillëk nuk e keni?”, deklaroi ajo. Ministrja ngriti gjithashtu shqetësimin për pengimin e studentëve që kanë zgjedhur të vijojnë procesin mësimor gjatë protestave, duke theksuar se Policia e Shtetit duhet të garantojë rendin dhe sigurinë në institucionet arsimore.

“Ku është parë që huliganë protestues të shkojnë dhe të nxjerrin me dhunë studentë nga auditoret vetëm sepse nuk e pranokan dot që studenti shkon në universitet për të mësuar?”, tha Ismaili.

Në vijim, ajo iu referua projektbuxhetit të vitit 2027, duke e cilësuar atë si historik, me vlerë 10 miliardë euro. Ismaili evidentoi mbështetjen financiare për studentët, veçanërisht për ata që vijnë nga familje në nevojë, duke bërë të ditur se nga viti i ardhshëm ndihma mujore për këtë kategori do të rritet nga 10 mijë në 25 mijë lekë. Sa i përket integrimit europian, ministrja hodhi poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave, duke iu referuar katër kapitujve të mbyllur dhe paralajmëruar përparim të mëtejshëm deri më 15 dhjetor.

“Po si mundet të flisni ju për bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur deri në 15 dhjetor ne do të mbyllim disa kapituj të tjerë që nuk janë as një, as dy, as tre, por më shumë?”, deklaroi Ismaili. Në përfundim të fjalës së saj, ministrja përdori tone të ashpra ndaj opozitës, duke e lidhur sjelljen e saj politike me humbjen e zgjedhjeve dhe përpjekjet për rikthimin në pushtet.

“Në grahmën e fundit është një opozitë e cila ka humbur zgjedhje të lira e të ndershme dhe që për karriget e veta të munguara është gati të nxjerrë si mish për top edhe të miturit”, përfundoi Ismaili.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit marrëveshje për identifikimin e praktikave korruptive
Next Article Nesër përfundon afati për apelimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?