By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U zëvendësua në mes të lojës pasi ishte në gjendje të dehur, gjyqtari ia lë fajin sheqerit në gjak
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > U zëvendësua në mes të lojës pasi ishte në gjendje të dehur, gjyqtari ia lë fajin sheqerit në gjak
Sport

U zëvendësua në mes të lojës pasi ishte në gjendje të dehur, gjyqtari ia lë fajin sheqerit në gjak

admin
Last updated: 28/11/2026 14:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjyqtari sirian Hanna Hattab, e cila u zëvendësua në pushimin mes pjesëve të një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve të Azisë, pasi u dyshua se ishte nën ndikimin e alkoolit, raportohet se kishte probleme me nivelin e sheqerit në gjak.

Hattab ishte gjyqtare kryesore në ndeshjen ndërmjet Al Jaziras nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gol Goharit nga Irani.

Një moment i pazakontë ndodhi në minutën e 32-të, kur pas një faulli ndaj një futbollisti iranian, ajo ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jaziras, Ersin Destanoglu, ndonëse ai nuk kishte qenë i përfshirë në incident. Vendimin e ndryshoi vetëm pasi u konsultua me gjyqtarin e katërt.

Pas këtij episodi, përfaqësuesit e Gol Goharit pretenduan se gjyqtarja nuk ishte në gjendje normale. Trajneri Mehdi Rahmati dyshohet se deklaroi se ajo ishte nën ndikimin e alkoolit.

Klubi iranian madje kërcënoi se nuk do ta vazhdonte ndeshjen nëse Hattab do të qëndronte në fushë si gjyqtare kryesore. Si rrjedhojë, ajo u zëvendësua nga gjyqtari i katërt për pjesën e dytë.

Pamjet e këtij episodi u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa tashmë ka dalë në pah një version tjetër për atë që kishte ndodhur.

Gazetari iranian i futbollit, Erfan Hoseiny, raportoi se Hattab nuk kishte konsumuar alkool, por kishte pasur nivel të ulët të sheqerit në gjak, gjë që dyshohet se i kishte shkaktuar humbje të përqendrimit gjatë ndeshjes.

Sipas gazetarit, gjyqtarja iu nënshtrua një kontrolli mjekësor pas përfundimit të takimit, i cili konfirmoi se ajo nuk ishte nën ndikimin e alkoolit.

Hoseiny u bëri thirrje të gjithëve që të mos përhapin akuza të paverifikuara dhe bëri të ditur se kishte fshirë të gjitha postimet e tij ku kishte folur për dyshimet rreth dehjes së gjyqtares.

Ai kërkoi që edhe të tjerët të vepronin njësoj, ndërsa kërkoi që drejtuesit e Gol Goharit të mbahen përgjegjës për akuzat e ngritura ndaj Hattab.

Ndërkohë, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me këtë rast.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrahmani përballet me Kurtin për edukimin seksual në shkolla
Next Article Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?