By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Antiterrori përgatit listë të re me persona “Non Grata”? Në fokus edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Antiterrori përgatit listë të re me persona “Non Grata”? Në fokus edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova?
MaqedoniShqipëri

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Antiterrori përgatit listë të re me persona “Non Grata”? Në fokus edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova?

admin
Last updated: 28/11/2026 14:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Protesta kombëtare e paralajmëruar për 28 Nëntor në Tiranë ka mobilizuar strukturat e sigurisë në Shqipëri, në veçanti Drejtorinë e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit, raportojnë mediat në Tiranë. Vëmendja e autoriteteve shqiptare është përqendruar edhe tek aktorët joshtetërorë, grupet e organizuara radikale dhe individët nga vendet e rajonit, për të cilët ekzistojnë dyshime se mund të jenë të përfshirë në agjendat e shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Sipas burimeve të mediave shqiptare, krahas shtimit të masave parandaluese, mësohet se është përgatitur edhe një listë me persona që konsiderohen potencialisht të rrezikshëm për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“Bëhet fjalë kryesisht për shtetas të huaj me kombësi shqiptare, të cilët, sipas këtyre burimeve, janë evidentuar nga strukturat e sigurisë dhe mund t’u nënshtrohen kontrolleve të shtuara dhe marrjes në pyetje gjatë tentativës për të hyrë në territorin shqiptar”, raportojnë mediat shqipe.

Sipas informacioneve që pretendohet se disponon Antiterrori shqiptar, disa prej këtyre individëve dyshohet se marrin mbështetje logjistike dhe financiare përmes organizatave joqeveritare, të cilat mund të kenë lidhje me aktorë shtetërorë të interesuar për destabilizimin e Shqipërisë dhe cenimin e sigurisë kolektive të vendeve anëtare të NATO-s.

Shqetësimi i strukturave shqiptare të sigurisë nuk lidhet vetëm me menaxhimin e protestës së paralajmëruar, por edhe me mundësinë që tubimi qytetar të shfrytëzohet nga individë apo grupe të organizuara për provokimin e incidenteve, përshkallëzimin e situatës dhe përplasjet me forcat e rendit.

Sipas burimeve të njëjta, rreziku që po vlerësohet nga Antiterrori nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me shpërthimin spontan të dhunës, por me dyshimet për një organizim të paramenduar, që mund të shfrytëzojë protestën për realizimin e agjendave destabilizuese.

NË FOKUS EDHE SHTETAS NGA MAQEDONIA E VERIUT DHE KOSOVA

Një dimension i veçantë i masave të sigurisë lidhet me mundësinë e përfshirjes së individëve nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe vende të tjera të rajonit, të cilët, sipas burimeve, janë evidentuar më herët për nxitjen, organizimin apo pjesëmarrjen në akte dhune.

Në këtë drejtim, strukturat shqiptare të sigurisë, në koordinim me partnerët rajonalë, thuhet se po ndërmarrin përgatitje për identifikimin paraprak të personave që mund të paraqesin rrezik për sigurinë publike dhe parandalimin e hyrjes së tyre në Shqipëri.

Shkëmbimi i informacioneve ndërmjet institucioneve ligjzbatuese të vendeve të rajonit, si dhe intensifikimi i kontrolleve në pikat kufitare, pritet të jenë ndër komponentët kryesorë të masave parandaluese në prag të 28 Nëntorit.

Personave të huaj, për të cilët autoritetet disponojnë të dhëna konkrete për përfshirje në veprimtari të dhunshme apo cenim të sigurisë publike, mund t’u refuzohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë.

LISTË E RE ME PERSONA “NON GRATA”?

Ndërkohë, informacione ende të pakonfirmuara zyrtarisht flasin për përgatitjen e një liste të re me persona të padëshirueshëm (non grata) nga strukturat e Antiterrorit në Shqipëri. Në këtë listë dyshohet se mund të përfshihen edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Gjatë këtij viti autoritetet shqiptare kanë shpallur persona të padëshirueshëm Valon Belën dhe Bekir Halimin nga Maqedonia e Veriut, si dhe Ikballe Hudutin nga Kosova, me arsyetimin e pretenduar të cenimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së Shqipërisë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi i Kosovës ndan buxhetin, 61 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Next Article Bayern jep deklaratë zyrtare për gjendjen shëndetësore të Musiala

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?