By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot seanca ndaj ish-ministres Hajdari, e akuzuar për dëmin prej 2.9 milionë eurosh në rastin e rezervave shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sot seanca ndaj ish-ministres Hajdari, e akuzuar për dëmin prej 2.9 milionë eurosh në rastin e rezervave shtetërore
Kosovë

Sot seanca ndaj ish-ministres Hajdari, e akuzuar për dëmin prej 2.9 milionë eurosh në rastin e rezervave shtetërore

admin
Last updated: 28/11/2026 15:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Sot, në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, ku të akuzuar janë ish-ministrja Rozeta Hajdari, dy zyrtarët e ministrisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Seanca vjen pasi Gjykata e Apelit, më 13 nëntor 2026, njoftoi se i kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes. Apeli vërtetoi aktvendimin e 13 marsit 2026 të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke e lënë në fuqi aktakuzën ndaj katër të pandehurve.

Çfarë thotë aktakuza?

Prokuroria Speciale e ngriti aktakuzën më 11 nëntor 2025. Sipas saj, Hajdari, Lipovica dhe Gara, gjatë shkurtit dhe marsit 2022, dyshohet se keqpërdorën detyrat zyrtare gjatë kontraktimit për furnizimin me mallra të rezervave shtetërore, me qëllim që t’u siguronin përfitim pasuror personave të tjerë. Prokuroria pretendon se këto veprime i shkaktuan buxhetit të Kosovës 2.912.134,78 euro dëm.

Të tre akuzohen edhe për zbulim të fshehtësisë zyrtare. Prokuroria pretendon se ata ia vunë në dispozicion Muharremit, pa autorizim, informacionin për vendndodhjen e rezervave shtetërore.

Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ndërmjetësoi dhe negocioi drejtpërdrejt, si dhe propozoi operatorë ekonomikë për furnizimin me mallra të rezervave shtetërore.

Pas ngritjes së aktakuzës, Hajdari mbrojti vendimet e marra gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke thënë se furnizimi me produkte bazë për rezervat shtetërore ishte bërë në një periudhë të vështirë për vendin.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FSK shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë
Next Article Sot “Black Friday”, si lindi tradita e ditës që pushtoi botën e blerjeve?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?