By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situatë e qëndrueshme në Qarkun e Shkodrës pas reshjeve të shiut e dëborës, qarkullimi normal në akset rrugore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Situatë e qëndrueshme në Qarkun e Shkodrës pas reshjeve të shiut e dëborës, qarkullimi normal në akset rrugore
Shqipëri

Situatë e qëndrueshme në Qarkun e Shkodrës pas reshjeve të shiut e dëborës, qarkullimi normal në akset rrugore

admin
Last updated: 28/11/2026 15:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Argument – Reshjet e shiut dhe dëborës gjatë natës në Qarkun e Shkodrës nuk kanë shkaktuar problematika në pesë bashkitë e tij, ndërsa situata paraqitet e qëndrueshme. Prefektura e Qarkut Shkodër ka bërë një përditësim mbi situatën në terren, duke raportuar vetëm rënie gurësh dhe depozitime inertesh në disa akse rrugore, të cilat janë pastruar nga firmat e mirëmbajtjes.

Në njoftim thuhet se gjatë natës, në territorin e Qarkut Shkodër janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar. Situata paraqitet e qëndrueshme dhe deri në këto momente, nga 5 bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile.

Nga monitorimi i kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, rezulton se nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore.

Në akset rrugore Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, gjatë natës janë evidentuar rënie gurësh dhe dalje materialesh inerte në trupin e rrugës. Firmat kontraktore të mirëmbajtjes janë angazhuar në terren dhe kanë kryer pastrimin e tyre.

Aktualisht, qarkullimi në të gjitha këto akse vijon normalisht, pa problematika të raportuara.

Prefektura e Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, me prioritet garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe reagimin në kohë ndaj çdo problematike.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi miraton paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2027 pas seancës maratonë
Next Article Dy të sapodiplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, përvojë pranë pacientëve në Spitalin e Vlorës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?