By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy të sapodiplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, përvojë pranë pacientëve në Spitalin e Vlorës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dy të sapodiplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, përvojë pranë pacientëve në Spitalin e Vlorës
Shqipëri

Dy të sapodiplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, përvojë pranë pacientëve në Spitalin e Vlorës

admin
Last updated: 28/11/2026 15:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Argument – Dy të sapodiplomuar në Fakultetin e Mjekësisë kanë zgjedhur Spitalin Rajonal të Vlorës për të zhvilluar praktikën profesionale, duke fituar përvojë konkrete në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ndau përvojën e dy mjekëve të rinj, të cilët prej dy muajsh janë angazhuar në praktikën profesionale pranë këtij institucioni shëndetësor.

Kenida Beqaj, e sapodiplomuar në degën e Mjekësisë së Përgjithshme, u shpreh se fluksi i pacientëve në Spitalin e Vlorës i ka krijuar mundësinë të njihet me raste të ndryshme klinike dhe të zbatojë në praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve.

“Spitali Rajonal i Vlorës, duke qenë se ka një fluks të madh pacientësh, më ka lejuar që të njihem me raste klinike reale, por edhe të shikoj nga afër mjediset bashkëkohore të këtij spitali, duke e bërë zhvillimin e mësimit akoma më praktik dhe më efikas”, tha Beqaj.

Ajo vlerësoi mbështetjen e stafit mjekësor, i cili, sipas saj, ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tyre profesional.

Edhe Mario Ndini, i cili po zhvillon praktikën prej dy muajsh në të njëjtin spital, vlerësoi klimën bashkëpunuese dhe mundësitë për t’u përfshirë në procese konkrete të punës mjekësore.

“Kam gjetur një mjedis mjaft bashkëpunues, si nga ana e stafit infermieror, ashtu edhe të doktorëve. Më është lënë shumë hapësirë për të praktikuar mjekimin e plagëve dhe menaxhimin e pacientëve, që prej triazhimit dhe më pas aplikimit të terapive”, tha Ndini.

Ai shpjegoi se angazhimi përfshin edhe ndjekjen e pacientëve pas vlerësimit fillestar, deri në sistemimin e tyre në pavijon ose në largimin drejt banesës, në varësi të patologjisë.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Situatë e qëndrueshme në Qarkun e Shkodrës pas reshjeve të shiut e dëborës, qarkullimi normal në akset rrugore
Next Article Tirana mirëpret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, Rama dhe Kos drejtojnë punimet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?