By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shiroka-Pula: Nuk mund të flitet për vlera evropiane duke përjashtuar Kosovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Shiroka-Pula: Nuk mund të flitet për vlera evropiane duke përjashtuar Kosovën
Kosovë

Shiroka-Pula: Nuk mund të flitet për vlera evropiane duke përjashtuar Kosovën

admin
Last updated: 28/11/2026 15:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar që Kosova të trajtohet njësoj si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se përparimi drejt Bashkimit Evropian duhet të bazohet në meritë dhe në kritere të barabarta për të gjitha shtetet e rajonit.

Gjatë pjesëmarrjes në takimin e Iniciativës Brdo-Brijuni, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Shiroka-Pula u ka bërë thirrje liderëve rajonalë që të forcojnë bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe angazhimin për integrimin evropian.

Në fjalimin e saj, ajo ka kritikuar edhe përjashtimin e Kosovës nga Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, i mbajtur më 16 nëntor në Bruksel.

Presidentja ka kundërshtuar gjithashtu lejimin e interpretimit të një kënge me përmbajtje nacionaliste gjatë këtij aktiviteti, e cila, sipas saj, vë në pikëpyetje shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ajo e ka cilësuar paradoksale që në një aktivitet të organizuar për zgjerimin e BE-së dhe promovimin e vlerave evropiane, Kosovës t’i mohohet përfaqësimi institucional, ndërsa lejohen mesazhe që kontestojnë realitetin e saj shtetëror.

Sipas Shiroka-Pulës, veprime të tilla nuk ndihmojnë në ndërtimin e besimit, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve të rajonit.

Ajo ka ritheksuar se Kosova nuk kërkon trajtim të privilegjuar, por respektim të parimit të barazisë dhe vlerësim të drejtë në procesin e integrimit evropian.

Presidentja ka nënvizuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet orientim strategjik i Kosovës, ndërsa mungesa e përparimit drejt marrjes së statusit të vendit kandidat po dëmton besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i Ohrit ka mbledhur përfaqësues të lartë politikë nga rajoni. Në këtë edicion, për herë të parë mori pjesë edhe kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Aleksandar Çupiq.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska: Ligji i ri për shoqëri financiare do t’i japë fund pagesave me para të gatshme
Next Article Shqipëria hap dy konsullata nderi në Austri, në Linz dhe Wiener Neustadt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?